bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 146
Psalms 146
albanian-2018
1
Aleluja! Lavdëro Zotin, o shpirti im!
2
Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën, do t'i këndoj Perëndisë tim derisa të jem gjallë.
3
Mos kini besim te prijësit, apo te ndonjë bir njeriu, prej të cilit s'vjen shpëtim.
4
Se, kur jep shpirt, kthehet në dhe, atë ditë marrin fund synimet e tij.
5
Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.
6
Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.
7
Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.
8
Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti i ngre të kërrusurit, Zoti i do të drejtët.
9
Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
10
Zoti do të mbretërojë përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja!
← Chapter 145
Chapter 147 →