bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 145
Psalms 145
albanian-2018
1
Psalm lavdërimi, i Davidit. Do të të lartësoj, o Perëndi, Mbreti im, do ta bekoj emrin tënd përjetë e në amshim.
2
Çdo ditë do të të bekoj, emrin tënd do ta lavdëroj përjetë e në amshim.
3
I madh është Zoti e fort i lavdërueshëm, madhështia e tij e pashqyrtueshme.
4
Breznia breznisë do t'ia lëvdojë veprat e tua, do t'i shpallë mrekullitë e tua.
5
Shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe veprat e tua të mrekullueshme do të përsiatë.
6
Do të flasin për fuqinë e bëmave të tua, e unë, do të kumtoj madhështinë tënde.
7
Do të përhapin kujtimin e mirësisë sate të madhe, do të brohorasin për drejtësinë tënde.
8
I mëshirshëm e i dhembshur është Zoti, i ngadaltë në zemërim e plot mirësi.
9
I mirë është Zoti me të gjithë, i dhembshur me gjithë krijesat e tij.
10
Gjithë veprat e tua do të të përlëvdojnë, o Zot, besnikët e tu do të të bekojnë.
11
Do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate, do të rrëfejnë për fuqinë tënde.
12
Do t'u shpallin bijve të njerëzve bëmat e tua dhe lavdinë e madhështisë së mbretërisë sate.
13
Mbretëria jote është mbretëri e amshuar, pushteti yt është brez pas brezi.
14
Zoti i përkrah tërë ata që pengohen e i ngre tërë të kërrusurit.
15
Të gjithë i kanë sytë nga ti e presin, që t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
16
Ti e hap dorën dhe çdo qenieje të gjallë ia plotëson dëshirën.
17
I drejtë është Zoti në gjithë udhët e tij, besnik në të gjitha veprat e tij.
18
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.
19
Ua plotëson dëshirën atyre që e druajnë, ua dëgjon përgjërimin e i shpëton.
20
Zoti i mbron të gjithë ata që e duan, ndërsa tërë të paudhët do t'i shkatërrojë.
21
Goja ime do të shpallë lavdërim për Zotin, çdo gjallesë do të bekojë emrin e tij të shenjtë, përjetë e në amshim.
← Chapter 144
Chapter 146 →