bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 144
Psalms 144
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Bekuar qoftë Zoti, shkëmbi im, që m'i mëson duart për luftë e gishtërinjtë për betejë,
2
mirësia ime dhe fortesa ime, streha ime dhe çlirimtari im, mburoja ku gjej strehë, ai që ma vë popullin nën sundim.
3
O Zot, ç'është njeriu që të kujdesesh për të, apo biri i njeriut, që të mendosh për të?
4
Njeriu është si fryma, ditët e tij si hija që kalon.
5
O Zot, përkuli qiejt e tu e zbrit, preki malet, që të nxjerrin tym.
6
Dërgo rrufetë e shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe shpartalloji.
7
Shtrije dorën tënde nga lart, çliromë e shpëtomë prej ujërave të rrëmbyer, prej dorës së të huajve.
8
Goja e tyre thotë veç gënjeshtra, e djathta e tyre betohet për mashtrime.
9
O Perëndi, do të të këndoj një këngë të re, për ty do t'i bie harpës me dhjetë tela,
10
për ty, që i jep fitoren mbretërve, që e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd, prej shpatës mizore.
11
Çliromë e shpëtomë prej dorës së të huajve, se goja e tyre thotë veç gënjeshtra, e djathta e tyre betohet për mashtrime.
12
Qofshin bijtë tanë si pemët, që rriten mirë që në rini, e bijat tona si shtyllat e këndit, të gdhendura për të stolisur ndërtesën.
13
Drithnikët tanë qofshin plot, të mbushur me gjithfarë të mirash, bagëtitë tona u shtofshin me mijëra, me dhjetëra mijëra në arat tona,
14
gjedhët tanë qofshin të majmë! Mos pastë çarje muresh e as arrati, mos pastë gjëmë nëpër rrugët tona.
15
Lum ai popull që i ka këto të mira! Lum ai popull që ka për Perëndi Zotin!
← Chapter 143
Chapter 145 →