bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 138
Psalms 138
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Do të të falënderoj me gjithë zemër, para hyjnive për ty do të këndoj.
2
Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë dhe emrin tënd do të përlëvdoj për mirësinë e besnikërinë tënde, sepse emrin tënd dhe fjalën tënde i ke lartësuar mbi gjithçka.
3
Ditën që të thirra, më dëgjove, shpirtit tim i dhe guxim e fuqi.
4
Gjithë mbretërit e tokës do të të përlëvdojnë, o Zot, se i kanë dëgjuar fjalët e gojës sate.
5
Do të këndojnë për udhët e Zotit: «E madhe është lavdia e Zotit!».
6
I lartë është Zoti, por të përulurin e shikon, ndërsa kryelartin e dallon nga larg.
7
Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë, ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve, do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.
8
Zoti do të përmbushë gjithçka për mua. O Zot, mirësia jote mbetet në amshim, nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!
← Chapter 137
Chapter 139 →