bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 137
Psalms 137
albanian-2018
1
Brigjeve të lumenjve të Babilonisë, atje uleshim e qanim, Sionin tek kujtonim.
2
Nëpër shelgje në mes të saj, aty i varëm qestet tona.
3
Atje robëruesit na kërkuan këngë, shtypësit këngë hareje: «Na këndoni këngët e Sionit».
4
Por si t'i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?
5
M'u thaftë dora e djathtë, në të harrofsha, o Jerusalem.
6
M'u kaptë gjuha pas qiellze, në mos të kujtofsha më, o Jerusalem, në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.
7
Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit, ata që ditën e zezë të Jerusalemit thoshin: «Rrënojeni, me themele rrënojeni!».
8
Dhe ti, o bijë e Babilonisë, ke për t'u shkatërruar, ndaj lum kush do të marrë shpagim për ato që na ke bërë.
9
Lum ai që do t'i kapë foshnjat e tua e do t'i përplasë pas shkëmbit.
← Chapter 136
Chapter 138 →