bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 136
Psalms 136
albanian-2018
1
Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
2
Përlëvdoni Perëndinë e perëndive, se mirësia e tij mbetet përjetë.
3
Përlëvdoni Zotin e zotërve, se mirësia e tij mbetet përjetë.
4
Vetëm ai bën mrekulli të mëdha, se mirësia e tij mbetet përjetë.
5
Me urti e krijoi qiellin, se mirësia e tij mbetet përjetë.
6
Tokën e shtriu mbi ujëra, se mirësia e tij mbetet përjetë.
7
Ai i krijoi ndriçuesit e mëdhenj, se mirësia e tij mbetet përjetë.
8
Diellin që të sundojë ditën, se mirësia e tij mbetet përjetë.
9
Hënën dhe yjet që të sundojnë natën, se mirësia e tij mbetet përjetë.
10
Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit, se mirësia e tij mbetet përjetë.
11
Ai e nxori Izraelin nga vendi i tyre, se mirësia e tij mbetet përjetë.
12
Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm, se mirësia e tij mbetet përjetë.
13
Ai e ndau detin e Kuq më dysh, se mirësia e tij mbetet përjetë.
14
Përmes tij e kaloi Izraelin, se mirësia e tij mbetet përjetë.
15
Atje plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij, se mirësia e tij mbetet përjetë.
16
Popullin e vet e udhëhoqi nëpër shkretëtirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
17
Ai dërrmoi mbretër të mëdhenj, se mirësia e tij mbetet përjetë.
18
Vrau mbretër të fuqishëm, se mirësia e tij mbetet përjetë.
19
Sihonin, mbretin e amoritëve, se mirësia e tij mbetet përjetë.
20
Ogun, mbretin e Bashanit, se mirësia e tij mbetet përjetë.
21
Tokën e tyre e dha trashëgim, se mirësia e tij mbetet përjetë.
22
Trashëgim Izraelit, shërbëtorit të vet, se mirësia e tij mbetet përjetë.
23
U kujtua për ne kur ishim të poshtëruar, se mirësia e tij mbetet përjetë.
24
Dhe na çliroi nga armiqtë tanë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
25
Ai i jep ushqim çdo gjallese, se mirësia e tij mbetet përjetë.
26
Përlëvdoni Perëndinë e qiejve, se mirësia e tij mbetet përjetë.
← Chapter 135
Chapter 137 →