bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 135
Psalms 135
albanian-2018
1
Aleluja! Lavdëroni emrin e Zotit, lavdërojeni, o shërbëtorë të Zotit,
2
ju që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë sonë.
3
Lavdërojeni Zotin, se Zoti është i mirë, këndojini emrit të tij, se është i ëmbël.
4
Zoti e ka zgjedhur Jakobin për vete, Izraelin si thesarin e tij të çmuar.
5
Unë e di mirë se Zoti është i madh, se Zoti ynë është mbi gjithë perënditë.
6
Zoti bën gjithçka do, në qiej e mbi tokë, nëpër dete e në çdo thellësi.
7
Retë i ngre lart nga skajet e tokës, bën vetëtimat për shiun, erën nga drithnikët e tij e nxjerr.
8
Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve dhe të kafshëve.
9
Shenja e mrekulli bëri te ti, o Egjipt, para faraonit e gjithë shërbëtorëve të tij.
10
Shfarosi kombe të shumtë, vrau mbretër të fuqishëm,
11
Sihonin, mbretin e amoritëve, dhe Ogun, mbretin e Bashanit, gjithë mbretëritë e Kanaanit.
12
Tokën e tyre e dha trashëgim, trashëgim Izraelit, popullit të vet.
13
O Zot, emri yt mbetet përjetë, kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
14
Zoti bën drejtësi për popullin e tij dhe me shërbëtorët e vet është i mëshirshëm.
15
Idhujt e kombeve janë argjend e ar, vepër e dorës së njeriut.
16
Kanë gojë, por nuk flasin, kanë sy, por nuk shikojnë,
17
kanë veshë, por nuk dëgjojnë, e me gojë nuk marrin frymë.
18
Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa kanë besim në ta.
19
Bekoje Zotin, o shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin, o shtëpi e Aronit!
20
Bekoje Zotin, o shtëpi e Levit, bekojeni Zotin, ju që druani Zotin!
21
Bekuar qoftë Zoti prej Sionit, ai që banon në Jerusalem! Aleluja!
← Chapter 134
Chapter 136 →