bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 13
Psalms 13
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Deri kur do të më harrosh, o Zot? Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje?
3
Deri kur do të kem ankth në shpirt e brengë në zemër gjithë ditën? Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua?
4
Shikomë e përgjigjmu, o Zot, Perëndia im! Jepu dritë syve të mi, që të mos më zërë gjumi i vdekjes,
5
që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.
6
Por unë kam besim në mirësinë tënde, zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd. Do t'i këndoj Zotit për të mirat që më dha.
← Chapter 12
Chapter 14 →