bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 12
Psalms 12
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.
2
Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti, s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.
3
Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin, lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.
4
Zoti preftë çdo buzë lajkatare e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.
5
Sepse ata thonë: «Jemi të fortë nga goja. Me buzët që kemi, kush mund të na sundojë?».
6
«Por tani do të ngrihem», thotë Zoti, «se të varfrit po shtypen, skamnorët po rënkojnë. Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë ».
7
Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, argjend i shkrirë në furrë dheu, argjend i pastruar shtatë herë.
8
Ti, o Zot, e mban fjalën dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.
9
Të paudhët bredhin anekënd, sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.
← Chapter 11
Chapter 13 →