bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 14
Psalms 14
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi». Të gjithë janë shthurur e bëjnë vepra të neveritshme, askush nuk bën të mirën.
2
Prej qiellit Zoti i vështron njerëzit, për të parë në ka ndonjë të mençur që kërkon Perëndinë.
3
Të gjithë kanë dalë nga udha, të gjithë janë shthurur, askush nuk bën të mirën, as edhe një.
4
A nuk janë të pamend të paudhët, që e gëlltisin popullin tim si bukën dhe Zotin nuk e thërrasin?
5
Por ja, do të dridhen nga tmerri, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
6
Ju doni të shkatërroni shpresat e skamnorit, por streha e tij është Zoti.
7
Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit? Kur Zoti ta kthejë popullin e vet nga robëria, do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.
← Chapter 13
Chapter 15 →