bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 111
Psalms 111
albanian-2018
1
Aleluja! Do ta përlëvdoj Zotin me gjithë zemër në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë.
2
Të mëdha janë veprat e Zotit, të gjithë ata që i dëshirojnë, i shqyrtojnë ato.
3
Shkëlqim e madhështi është vepra e tij, drejtësia e tij mbetet përjetë.
4
Bëri mrekulli për t'u përkujtuar, i mëshirshëm e i dhembshur është Zoti.
5
I ushqen ata që e druajnë, besëlidhjen e vet e kujton përjetë.
6
I dëftoi popullit të vet fuqinë e veprave të tij, kur i dha trashëgiminë e kombeve.
7
Të vërteta e të drejta janë veprat e duarve të tij, të besueshme janë të gjitha mësimet e tij.
8
Ato mbeten përjetë e në amshim, janë bërë me vërtetësi e drejtësi.
9
E çliroi popullin e tij, besëlidhjen me të e bëri të përjetshme, i shenjtë e i tmerrshëm është emri i tij.
10
Fillimi i urtisë është droja e Zotit, kush vepron me të, fiton mençuri. Lavdia e tij mbetet përherë!
← Chapter 110
Chapter 112 →