bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 112
Psalms 112
albanian-2018
1
Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.
2
Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet.
3
Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë.
4
Për të drejtët lindi drita mes errësirës, i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
5
I mirë është njeriu i mëshirshëm që jep hua, që i bën punët e tij me drejtësi.
6
Ai nuk do të tronditet kurrë, i drejti do të kujtohet përjetë.
7
Lajmit të keq nuk i trembet, zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.
8
Zemra e tij është e fortë, nuk do të tutet, derisa të shohë shkatërrimin e armiqve të tij.
9
Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve, drejtësia e tij mbetet përjetë, ballin e mban lart me nder.
10
Do ta shohë i paudhi e do të pezmatohet, do të kërcëllojë dhëmbët e do të venitet, Dëshira e të paudhëve do të marrë fund.
← Chapter 111
Chapter 113 →