bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 110
Psalms 110
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. I tha Zoti zotit tim: «Ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si shtrojë te këmbët e tua».
2
Skeptrin e pushtetit tënd do ta shtrijë Zoti prej Sionit; sundo mes armiqve të tu!
3
Popullin e ke me vete, të gatshëm, ditën e fuqisë sate, mes shkëlqimit të shenjtërisë. Prej gjirit të agimit, do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu.
4
Zoti u betua e nuk do të pendohet: «Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».
5
Zoti është në të djathtën tënde do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
6
Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma, do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.
7
Udhës do të pijë prej përroit, ndaj kokën do ta mbajë lart.
← Chapter 109
Chapter 111 →