bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 107
Psalms 107
albanian-2018
1
Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
2
Le ta thonë të shpenguarit prej Zotit, ata që prej dorës së armikut i shpengoi
3
e bashkë i mblodhi prej vendeve të huaja, prej lindjes e prej perëndimit, prej veriut e prej anës së detit.
4
Endeshin nëpër shkretëtirë, në vend të thatë, pa e gjetur udhën për ndonjë qytet të banuar.
5
Kishin uri, kishin etje, po u këputej shpirti.
6
Mes fatkeqësisë i thirrën Zotit dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
7
U priu në një udhë të drejtë, që në një qytet të banuar të shkonin.
8
Le të përlëvdojnë Zotin për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
9
Se ai e ngiu shpirtin e të eturit, me të mira e mbushi shpirtin e të uriturit.
10
Banonin në errësirë e në terr, të robëruar në mjerim e në pranga.
11
Kishin kundërshtuar urdhrin e Perëndisë, kishin përbuzur këshillën e të Tejlartit.
12
Prandaj ua përuli zemrën me mundime, u rrëzuan e s'kish kush t'i ndihmonte.
13
Mes fatkeqësisë i thirrën Zotit dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
14
Prej errësirës e prej territ i nxori, vargonjtë e tyre i këputi.
15
Le të përlëvdojnë Zotin për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
16
Ai i copëtoi portat prej bronzi, shulat prej hekuri i theu.
17
Ishin marrosur prej jetës së shthurur, ishin mjeruar prej paudhësisë së tyre.
18
Nuk u donte shpirti asnjë lloj ushqimi, kishin mbërritur te portat e vdekjes.
19
Mes fatkeqësisë i thirrën Zotit dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
20
Fjalën e vet dërgoi e i shëroi, prej gropës së varrit i shpëtoi.
21
Le të përlëvdojnë Zotin për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
22
Le t'i kushtojnë fli falënderimi, le të shpallin veprat e tij me ngazëllim.
23
Ata që lundrojnë në det me anije, që nëpër ujërat e shumtë bëjnë tregti,
24
ata i kanë parë veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij nëpër thellësi.
25
Ai foli dhe shpërtheu era e stuhishme, dallgët e detit lart u ngritën.
26
Ngjiten në qiell, zbresin në humnerë, shpirti u këputet prej rrezikut.
27
Lëkunden e dridhen si të dehur, tërë mjeshtëria u është sosur.
28
Mes fatkeqësisë i thirrën Zotit dhe ai i nxori prej mjerimeve.
29
Stuhinë e bëri bunacë, u qetësuan valët e detit.
30
Prej qetësimit të valëve u gëzuan, në limanin e dëshiruar ai u priu.
31
Le të përlëvdojnë Zotin për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
32
Le ta lartësojnë në kuvendin e popullit, le ta lavdërojnë në këshillin e pleqve.
33
Ai i ktheu lumenjtë në shkretëtirë, burimet e ujërave në vend të thatë.
34
Tokën pjellore e ktheu në kripore, për shkak të ligësisë së banorëve të saj.
35
Shkretëtirën e shndërroi në liqen, tokën e thatë në burime ujërash.
36
Atje i strehoi të uriturit, atje ngritën qytete për të banuar.
37
Mbollën ara, mbëltuan vreshta, që dhanë prodhim të mbarë.
38
I bekoi e fort u shumuan, bagëtinë nuk ua pakësoi.
39
Por mandej u mpakën e u poshtëruan prej mundimit të mjerimit e dhimbjes.
40
Përçmim hodhi mbi prijësit, i la të enden rrugë pa rrugë në shkretëtirë.
41
Të varfrin e shpëtoi nga mjerimi, familjet ua shtoi porsi bagëtitë.
42
Do të shohin të drejtët e do të gëzojnë, çdo paudhësi gojën do të mbyllë.
43
Kush është i urtë le t'i ruajë këto e mirësinë e Zotit le ta kuptojë.
← Chapter 106
Chapter 108 →