bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 108
Psalms 108
albanian-2018
1
Këngë. Psalm i Davidit.
2
Zemra ime është e fortë, o Perëndi. Do të këndoj e do të thur himne me gjithë shpirtin tim.
3
Zgjohu, ti o harpë dhe lirë, se dua të zgjoj agimin.
4
Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot, do të këndoj për ty mes kombeve.
5
Se mirësia jote lartohet deri në qiej, e besnikëria jote deri ndër retë.
6
Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi, le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!
7
Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona, që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8
Perëndia foli në shenjtëroren e tij: «Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin, luginën e Sukotit do ta mat.
9
Imi është Gileadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,
10
Moabi legeni ku lahem, në Edom i hedh sandalet, mbi Filistinë do të brohoras».
11
Kush do të më çojë deri në fortesë? Kush do të më prijë deri në Edom?
12
A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë, ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13
Dërgona ndihmën tënde kundër armikut, se ndihma e njeriut është e kotë.
14
Me Perëndinë do të bëhemi të fortë, ai do t'i shtypë armiqtë tanë.
← Chapter 107
Chapter 109 →