bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 106
Psalms 106
albanian-2018
1
Aleluja! Përlëvdoni Zotin se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
2
Kush mund t'i kumtojë bëmat e Zotit, t'u japë jehonë tërë lavdërimeve të tij?
3
Lum ata që zbatojnë të drejtën, që veprojnë me drejtësi në çdo kohë.
4
Kujtomë, o Zot, sipas mirëdashjes që tregon ndaj popullit tënd, eja tek unë me shpëtimin tënd,
5
që të shoh të mirat e të zgjedhurve të tu, që të gëzoj edhe unë bashkë me kombin tënd, e të krenohem me trashëgiminë tënde.
6
Kemi mëkatuar ashtu si etërit tanë, kemi kryer paudhësi, të keqen kemi bërë.
7
Etërit tanë në Egjipt mrekullitë e tua nuk i kuptuan, mirësitë e tua të shumta nuk i kujtuan, krye ngritën pranë detit, pranë detit të Kuq.
8
Por Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
9
E kërcënoi detin e Kuq e ai u ter, përmes thellësisë u priu si nëpër shkretëtirë.
10
I shpëtoi nga dora e atij që i urrente, i shpengoi prej dorës së armikut.
11
Ujërat i mbuluan kundërshtarët, asnjë prej tyre nuk shpëtoi.
12
Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe lavdërime atij i kënduan.
13
Por shpejt i harruan veprat e tij e më nuk pritën për shestimin e tij.
14
U ndezën nga lakmia në shkretëtirë, Perëndinë e tunduan në vend të shkretë.
15
Kërkesën atyre ua plotësoi, por u dërgoi edhe sëmundje vdekjeprurëse.
16
Smirë e patën Moisiun në fushim dhe Aronin, të shenjtin e Zotit.
17
U hap toka dhe Datanin e përpiu, turmën e Abiramit e groposi.
18
Zjarri e përpiu grumbullin e tyre, flaka i dogji të paudhët.
19
Një viç punuan në Horeb, një idhull të metaltë adhuruan.
20
Në vend të atij, që ishte lavdia e tyre, vunë shëmbëllimin e një kau, që ushqehet me bar.
21
Perëndinë, shpëtimtarin e tyre, e harruan, atë që në Egjipt vepra madhështore bëri,
22
mrekulli në tokën e Kamit, gjëra të tmerrshme në detin e Kuq.
23
Mendoi, atëherë, t'i shfaroste, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, mes çarjes, para tij qëndroi, që zemërimin e tij ta përmbante e të mos i shkatërronte.
24
Tokën e dëshiruar e përbuzën, fjalës së tij nuk i besuan.
25
Nëpër tendat e tyre murmuritën, zërin e Zotit nuk e dëgjonin.
26
Atëherë ngriti dorën e kundër tyre u betua, që mu në shkretëtirë t'i plandoste,
27
që pasardhësit e tyre ndër kombe t'i degdiste, nëpër vende të huaja t'i hapërdante.
28
I ishin kushtuar Baalpeorit, kishin ngrënë flitë e të vdekurve.
29
Me veprimet e tyre ia ndezën zemërimin, prandaj mes tyre shpërtheu gjëma.
30
U ngrit Finehasi dhe bëri drejtësi, e atëherë gjëma u ndal.
31
Kjo iu numërua për drejtësi, brez pas brezi, në amshim.
32
E zemëruan sërish tek ujërat e Meribës, për shkak të tyre e pësoi edhe Moisiu.
33
Ia hidhëruan shpirtin, ndaj foli pa mend me buzët e veta.
34
Ata nuk i shfarosën popujt, sikurse u kishte urdhëruar Zoti.
35
Por u përzien mes kombeve, veprat e tyre mësuan.
36
Idhujve të tyre u shërbyen, që kurth për ta u bënë.
37
Djemtë e vajzat e veta, djajve ua flijuan.
38
Derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve dhe të bijave. Ua flijuan idhujve të Kanaanit, me gjakun e tyre toka u njollos.
39
U përlyen me veprat që bënë, kryen tradhti me veprimet e tyre.
40
Flakë u ndez zemërimi i Zotit kundër popullit të vet, ndot i erdhi nga trashëgimia e tij.
41
Në duart e kombeve i lëshoi, i sunduan ata që i urrenin.
42
Prej armiqve u shtypën, nën zgjedhën e tyre u poshtëruan.
43
Herë pas here i çlironte, por me synimet e tyre krye ngrinin e thellë në paudhësi fundoseshin.
44
Ai e pa sërish mundimin e tyre dhe përgjërimin e tyre e dëgjoi.
45
I ra ndër mend besëlidhja me ta, prej mirësisë së tij të madhe u zbut.
46
I bëri të gjenin mëshirë prej gjithë atyre që i kishin robëruar.
47
Shpëtona, o Zot, Perëndia ynë, prej kombeve ku gjendemi bashkona, që të lavdërojmë emrin tënd të shenjtë, që të krenohemi me lavdinë tënde.
48
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga mot e përgjithmonë! Mbarë populli le të thotë: «Amen!». Aleluja!
← Chapter 105
Chapter 107 →