bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 105
Psalms 105
albanian-2018
1
Përlëvdoni Zotin, thirreni emrin e tij, shpallni mes popujve veprat e tij.
2
Këndojini atij e thurini lavde, kumtoni gjithë mrekullitë e tij.
3
Krenohuni me emrin e tij të shenjtë, u gëzoftë zemra e atyre që kërkojnë Zotin.
4
Kërkojeni Zotin dhe fuqinë e tij, kërkojeni përherë fytyrën e tij.
5
Kujtoni mrekullitë që bëri, çuditë dhe gjykimet e gojës së tij,
6
o pasardhës të Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij.
7
Ai është Zoti, Perëndia ynë; mbi mbarë dheun vendimet e tij.
8
Ai e kujton përherë besëlidhjen e tij, fjalën që urdhëroi për një mijë brezni,
9
besëlidhjen që bëri me Abrahamin, premtimin që i dha Isakut.
10
Ia caktoi si rregull Jakobit, Izraelit si besëlidhje përjetë,
11
kur tha: «Ty do të ta jap tokën e Kanaanit si pjesë të trashëgimisë suaj»,
12
kur ishin të hequr në numër, të paktë e ardhacakë,
13
tek endeshin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një tjetër popull.
14
Nuk lejoi t'i shtypte askush, mbretërit për hir të tyre qortoi:
15
«Mos m'i prekni të vajosurit, profetët e mi mos i lëndoni».
16
Urinë solli në atë vend, theu çdo enë buke.
17
Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.
18
Me pranga ia shtrënguan këmbët, hekura i vunë rreth qafës,
19
derisa u përmbush fjala e tij, fjala e Zotit e sprovoi atë.
20
I dërgoi fjalë mbreti që ta lironin, sunduesi i popujve e la të lirë.
21
Zot të shtëpisë së tij e bëri, sundues mbi gjithë zotërimin e tij,
22
që t'i ndreqte princat sipas gjykimit të tij e t'u mësonte pleqve urtinë.
23
Atëherë Izraeli shkoi në Egjipt, Jakobi u vendos në tokën e Kamit.
24
Dhe Zoti e shtoi shumë popullin e vet, më të fortë se armiqtë e tij e bëri.
25
Ua ndryshoi zemrën egjiptianëve, që popullin e tij ta urrenin, që kundër shërbëtorëve të tij me dredhi të silleshin.
26
Dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, Aronin, që vetë e kishte zgjedhur.
27
Kryen mes tyre shenjat e tij, mrekullitë në tokën e Kamit.
28
Dërgoi errësirën e u bë terr, fjalët e tij nuk i kundërshtoi kush.
29
Ujërat ua ktheu në gjak, peshqit i ngordhi.
30
Vendi i tyre gëloi me bretkosa, deri edhe në dhomat e mbretërve.
31
Foli Zoti e u vërsulën mori mizash, mushkonjat mbarë trojet mbuluan.
32
U dërgoi breshër në vend të shiut, flakë zjarri mbi vendin e tyre.
33
Ua goditi vreshtat e fiqtë, pemët e tokave të tyre i theu.
34
Foli dhe ia behën karkalecat, vemje, që s'kishin të numëruar.
35
Ua hëngrën gjithë bimësinë e vendit, prodhimet e tokës ua përpinë.
36
Goditi gjithë të parëlindurit e vendit, frytin e parë të pjellorisë së tyre.
37
I nxori izraelitët me argjend e me ar, ndër fiset e tyre s'kish njeri të këputur.
38
U gëzua Egjipti kur ata u nisën, se i kishte zënë tmerri prej tyre.
39
Renë shtriu për t'i mbuluar, zjarrin për t'u bërë dritë natën.
40
Kërkuan e shkurta u dërgoi, me bukë prej qiellit i ngiu.
41
Çau shkëmbin e buruan ujëra, lumenj rrodhën nëpër shkretëtirë.
42
I ra ndër mend fjala e tij e shenjtë, që Abrahamit, shërbëtorit të tij, i kishte thënë.
43
Popullin e vet e nxori me ngazëllim, plot gëzim të zgjedhurit e tij.
44
Tokat e kombeve u dha, mundin e popujve trashëguan,
45
që të mbajnë rregullat e tij e të zbatojnë ligjet e tij. Aleluja!
← Chapter 104
Chapter 106 →