bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 104
Psalms 104
albanian-2018
1
Bekoje Zotin, o shpirti im! O Zot, Perëndia im, sa i madhërishëm je! Je veshur me shkëlqim e lavdi,
2
dhe mbështillesh me dritën si me rrobë. Qiellin e shtrin porsi tendë,
3
banesat e tua të larta mbi ujëra i ndërton, retë i bën si karrocë për vete dhe ecën mbi krahët e erës.
4
Erërat i bën lajmëtarë të tu, flakët e zjarrit shërbestarë të tu.
5
Tokën e vendose mbi themelet e saj, nuk do të lëkundet kurrë.
6
E mbulove me humnerë si me rrobë, ujërat qëndruan mbi male.
7
Prej qortimit tënd ikin, prej zërit të gjëmimit tënd marrin arratinë.
8
Ngjiten maleve, zbresin fushave, drejt vendit që u caktove.
9
U vure kufi që të mos e kapërcejnë e të mos kthehen për të mbuluar tokën.
10
Ti i dërgon burimet ndër përrenj, mes maleve ato rrjedhin.
11
U japin ujë gjithë kafshëve të fushës, gomarëve të egër u shuajnë etjen.
12
Pranë tyre banojnë zogjtë e qiellit, mes degëve dëgjohet kënga e tyre.
13
Prej banesave të tua të larta u jep ujë maleve, toka ngopet me frytet e duarve të tua.
14
Ti rrit barin për bagëtinë e bimët në dobi të njeriut, që të nxjerrë ushqimin nga toka,
15
verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që i ndriçon fytyrën e bukën që i forcon zemrën.
16
Ngihen drurët e Zotit, cedrat e Libanit që ai mbolli.
17
Atje bëjnë fole zogjtë, bredhat janë banesa e shtërgut.
18
Malet e larta janë për dhitë e egra, shkrepat strehë për vjedullat.
19
Bëre hënën për të shënuar stinët dhe dielli e di kur të perëndojë.
20
Hedh errësirën e bëhet natë, nëpër të enden gjithë egërsirat e pyllit.
21
Këlyshët e luanëve ulërijnë për gjah, nga Perëndia kërkojnë ushqim.
22
Kur lind dielli, mblidhen e shtrihen nëpër strofkat e tyre.
23
Njeriu del për punë e lodhet deri në mbrëmje.
24
Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Të gjitha i ke bërë me urti! Toka është plot me krijesat e tua.
25
Ja deti i madh e i gjerë! Atje ka zvarranikë të panumërt, gjallesa të vogla e të mëdha.
26
Atje lundrojnë anije, Leviatani që krijove për të luajtur në të.
27
Të gjitha presin prej teje ushqimin në kohën e duhur.
28
Ti u jep, ato mbledhin, ti hap dorën, ato ngihen me të mira.
29
Ti fsheh fytyrën, ato tmerrohen, ua heq frymën, ato ngordhin e kthehen përsëri në pluhur.
30
Ti dërgon frymën tënde, ato krijohen, ti përtërin faqen e tokës.
31
Lavdia e Zotit qëndroftë përjetë! U gëzoftë Zoti për veprat e tij!
32
Ai hedh sytë mbi tokë e ajo dridhet, prek malet e nxjerrin tym.
33
Do t'i këndoj Zotit gjithë jetën time, do ta përhimnoj Perëndinë tim sa të jem gjallë.
34
I pëlqeftë kënga ime e unë do të ngazëllej në Zotin.
35
U zhdukshin mëkatarët nga toka, të paudhët mos qofshin më. Bekoje Zotin, o shpirti im! Aleluja!
← Chapter 103
Chapter 105 →