bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 103
Psalms 103
albanian-2018
1
I Davidit. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.
2
Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.
3
Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.
4
Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.
5
Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.
6
Zoti bën vepra të drejta, u jep drejtësi të shtypurve.
7
Udhët e tij ia dëftoi Moisiut, veprat e tij bijve të Izraelit.
8
Zoti është i dhembshur e i mëshirshëm, i duruar e plot mirësi.
9
Nuk padit përgjithmonë, as mban mëri përjetë.
10
Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona.
11
Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë.
12
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largon prej nesh paudhësitë tona.
13
Siç i dhimbsen bijtë një ati, ashtu i dhimbsen Zotit ata që e druajnë.
14
Se ai e di si jemi krijuar, nuk harron që jemi pluhur.
15
Ditët e njeriut janë si bari, ai lulëzon si lulja e fushës.
16
Fryn era dhe e shuan, nuk dihet as ku ka qenë.
17
Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,
18
për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij.
19
Zoti e ka vendosur fronin në qiell, mbretëria e tij sundon gjithçka.
20
Bekojeni Zotin, o ju engjëjt e tij të fortë e të fuqishëm, ju që zbatoni urdhrat e tij, sapo dëgjoni fjalët e tij.
21
Bekojeni Zotin, gjithë ju ushtritë e tij, ju shërbestarët e tij, që bëni vullnetin e tij.
22
Bekojeni Zotin, gjithë ju veprat e Zotit, në çdo vend ku ai sundon. Bekoje Zotin, o shpirti im!
← Chapter 102
Chapter 104 →