bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 102
Psalms 102
albanian-2018
1
Lutje e të mjerit, kur është i hidhëruar dhe brengën e tij e nxjerr para Zotit.
2
O Zot, dëgjoje lutjen time e klithma ime ardhtë te ti.
3
Mos e fshih fytyrën tënde prej meje ditën e fatkeqësisë sime, prire veshin tënd drejt meje ditën që të thërras e dëgjomë sa më shpejt.
4
Se ditët e mia po zhduken si tymi, eshtrat po më bëhen shkrumb si prushi.
5
Zemra po më vyshket si bari e po thahet, kam harruar të ha edhe bukën time.
6
Prej ofshamës së rënkimit tim jam bërë kockë e lëkurë.
7
Jam bërë si pelikani në shkretëtirë, i ngjaj kukuvajkës ndër rrënoja.
8
Gjumi nuk më merr, jam si trumcaku i vetmuar mbi çati.
9
Armiqtë më përqeshin tërë ditën, edhe ata që më thurin lavde nëmin në emrin tim.
10
Po ha hi si bukë, pijen e përziej me lot.
11
Për shkak të zemërimit e furisë sate, lart më ngrite, por mandej më plandose.
12
Ditët e mia janë si hija e muzgut e unë po thahem si bari.
13
Por ti, o Zot, mbetesh në amshim, kujtimi yt brez pas brezi.
14
Do të ngrihesh e do të kesh dhembshuri për Sionin, se erdhi koha të tregohesh i mëshirshëm me të; po, erdhi koha e caktuar!
15
Shërbëtorët e tu i duan gurët e tij, u dhimbset edhe pluhuri i tij.
16
Atëherë kombet do ta druajnë emrin e Zotit e gjithë mbretërit e tokës lavdinë e tij,
17
kur Zoti ta ndërtojë Sionin e në lavdinë e tij të shfaqet.
18
Përgjërimin e të mjerëve e vuri re dhe lutjen e tyre nuk e shpërfilli.
19
Le të shkruhet kjo për brezninë e ardhshme dhe populli, që do të krijohet, le të lavdërojë Zotin.
20
Se Zoti pa nga shenjtërorja e tij e lartë, prej qiellit hodhi vështrimin e tij mbi tokë,
21
për të dëgjuar rënkimin e të robëruarve, për të shpëtuar të dënuarit me vdekje,
22
që emri i Zotit të shpallet në Sion dhe lavdërimi i tij në Jerusalem,
23
kur popujt të mblidhen tok, kur mbretëritë t'i shërbejnë Zotit.
24
Udhës ai m'i pakësoi fuqitë e ditët m'i shkurtoi.
25
E thashë: «O Perëndia im, vitet e tua mbeten brez pas brezi; mos më merr në mes të ditëve të mia!
26
Së lashti ti themelove tokën, qiejt janë vepra e duarve të tua.
27
Do të marrin fund, por ti do të mbetesh; të gjitha do të vjetrohen si rrobë, do t'i ndërrosh si petk e do të brehen.
28
Ti do të mbetesh po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë fund.
29
Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim, pasardhësit e tyre do të jenë të fortë para teje».
← Chapter 101
Chapter 103 →