bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 101
Psalms 101
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Mirësisë e drejtësisë do t'i këndoj, ty do të të thur himne, o Zot.
2
Do të ndjek me urti udhën e përsosur, kur do të vish tek unë? Do të jetoj me zemër të pastër, brenda në shtëpinë time.
3
S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë, e urrej veprën e dinakut, një gjë e tillë nuk do të më prekë.
4
Do ta mbaj larg zemrën e shthurur, për të keqen nuk dua as t'ia di.
5
Atë që të afërtin tinëz e përflet do ta shfaros, mendjemadhin e kryelartin s'do ta duroj.
6
Kërkoj me sy besnikët e vendit, ata do të banojnë me mua; ai që ecën udhës së përsosur, ai do të jetë shërbëtori im.
7
Mashtruesi s'ka për të banuar brenda shtëpisë sime, kush flet rrena nuk do të qëndrojë para syve të mi.
8
Në mëngjes do të shfaros gjithë të këqijtë e vendit, që t'i zhbij prej qytetit të Zotit të gjithë ata që bëjnë paudhësi.
← Chapter 100
Chapter 102 →