bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 6
Proverbs 6
albanian-2018
1
Biri im, nëse ke hyrë dorëzanë për mikun tënd, nëse ke dhënë dorën për një të huaj,
2
fjalët e gojës sate të kanë zënë në grackë e je i kapur për fjale.
3
Atëherë, biri im, ja si do të bësh për t'u çliruar, pasi ke rënë në dorë të mikut tënd: shko, përulu para tij e prishja qetësinë.
4
Mos vër gjumë në sy, as mos u jep prehje qepallave të tua.
5
Çlirohu porsi sorkadhja nga laku, si zogu nga dora e gjahtarit.
6
Shko, o përtac, e shih milingonën, shiko si vepron ajo e bëhu i urtë.
7
Ajo nuk ka as epror, as mbikëqyrës, as pronar,
8
por verës bën gati ushqimin e vet e, kur vijnë të korrat, mbledh hajen e vet.
9
Deri kur, o përtac, do të rrish shtrirë? Kur do të çohesh nga gjumi?
10
Pak gjumë e pak dremitje, pak duarkryq për të pushuar,
11
e ashtu vjen skamja, si endacak, e varfëria si një shqytar.
12
Njeriu i pavlerë e burri i prapë endet gojëçartur,
13
picërron sytë, përplas këmbët e flet me gishta.
14
Në zemër mbart ligësi, sheston përherë të keqen e mbjell ndasi.
15
Ndaj befas do e zërë e zeza, papandehur do të bjerë pa gjetur shërim.
16
Gjashtë gjëra urren Zoti, madje shtatë i neveriten:
17
sytë mburravecë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjakun e pafaj,
18
zemra që sheston synime të liga, këmbët që turren kah e keqja,
19
dëshmitari i rremë që pjell gënjeshtra e kush mbjell ndasi ndër vëllezër.
20
Zbatoje, o biri im, urdhërimin e atit tënd, e mos e shpërfill mësimin e nënës sate,
21
ngulite përgjithmonë në zemër e vare rreth qafës,
22
se, kur ecën, të drejton, kur pushon, të ruan e kur zgjohesh, të flet.
23
Urdhërimi është llambë e udhëzimi dritë. Parimet qortuese janë udha e jetës,
24
se të ruajnë nga gruaja e përdalë, nga fjalët ëmbëlake të gruas së panjohur.
25
Mos të të epet zemra prej bukurisë së saj e mos bjer pre e qepallave të saj,
26
se gruaja lavire lyp veç një copë bukë, por gruaja e martuar të merr nderin e jetës.
27
Po burri, a e mban dot zjarrin në gji, pa i djegur petkat?
28
A ecën njeriu mbi prush pa iu përcëlluar këmbët?
29
As ai që i qaset gruas së huaj, që e prek atë, nuk do t'i ikë ndëshkimit.
30
Vjedhësi nuk poshtërohet po vodhi prej urisë, për të mbajtur shpirtin gjallë,
31
por po u kap, do të kthejë shtatëfishin e do të japë krejt pasurinë e shtëpisë.
32
Kush shkel kurorën, është i pamend, kush bën kështu, shkatërron jetën e vet.
33
Marre e plagë do të mbledhë e turpi i tij nuk do të shlyhet,
34
se xhelozia e burrit është e tërbuar, ai s'do të ketë mëshirë në ditën e hakmarrjes.
35
Ai s'pajtohet me asnjë dëmshpërblim, nuk pranon asnjë mitëmarrje.
← Chapter 5
Chapter 7 →