bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 7
Proverbs 7
albanian-2018
1
Biri im, ruaji fjalët e mia e mbaj me vete urdhërimet e mia.
2
Mbaji urdhërimet e mia e do të jetosh, mësimi im të jetë si ninëza e syrit tënd.
3
Lidhi në gishtat e tu, shkruaji mbi rrasën e zemrës sate.
4
Urtisë thuaji: «Ti je motra ime» e gjykimin quaje sivëlla,
5
që të të ruajë nga gruaja e panjohur, nga e huaja fjalëpërkëdhelur.
6
Duke parë përmes flegrash, prej dritares së shtëpisë sime,
7
pashë ndër thjeshtakët, vërejta mes të rinjve, një djalosh mendjelehtë.
8
Ai kaloi në një rruginë, pranë qoshes së një të atille, e u çapit drejt shtëpisë së saj,
9
në mbrëmje, kur ngryset dita, në mug, kur bie nata.
10
Ja, takohet me një grua veshur si lavire, me zemër dredharake;
11
e hedhur, kryeneçe, që s'i zë këmba shtëpi,
12
që herë në rrugë e herë në sheshe, në çdo qoshe në pritë rri.
13
Ajo e zuri dhe e puthi, e i tha me shfytyrësi:
14
«Kam kushtuar fli paqtimi, sot unë kushtet i kam plotësuar,
15
prandaj të kam dalë para: të kërkova e të gjeta.
16
Mbi divanin tim kam shtrirë basma lara-lara, beze nga Egjipti.
17
Mbi shtrat hodha pikla mirre, aloe e kanellë.
18
Eja ta pimë me fund kupën e dashnorëve, të dëfrejmë në dashuri deri në agim.
19
Burri nuk është në shtëpi është nisur për udhë të largët,
20
se ka marrë me vete qesen e parave. Kthehet në shtëpi me hënën e plotë».
21
E mikloi me lajka shumë, e trullosi me joshjen e buzëve të saj.
22
Dhe ai befas i shkon pas, si kau në thertore, si dreri i zënë në lak,
23
derisa një shtizë t'ia shpojë mëlçinë; si një zog që rend në kurth, por ai nuk e di se luan me jetë.
24
Ndaj, o bijtë e mi, dëgjomëni e vëruni vesh fjalëve që po them:
25
mos të të zvargë zemra udhëve të saj, mos u sorollat shtigjeve të saj,
26
se shumë të lënduar ajo ka gremisur e janë të panumërt theroret e saj.
27
Shtëpia e saj është udhë skëterre, teposhtë, në qelitë e vdekjes.
← Chapter 6
Chapter 8 →