bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 5
Proverbs 5
albanian-2018
1
Biri im, vërja mendjen urtisë sime vëri vesh arsyetimit tim,
2
që të ruash gjykimin e buzët e tua t'i përmbahen njohjes.
3
Buzët e së huajës pikojnë mjaltë, më e butë se vaji është gojë e saj,
4
porse në fund e hidhur si pelini, e mprehtë si shpata me dy tehe është.
5
Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejt e në skëterrë,
6
shpërfillshëm për udhën e jetës enden pa ditur në ç'shteg.
7
Ndaj dëgjomëni, o bij, e mos ikni nga fjalët e gojës sime:
8
larg saj mbaje udhën tënde e mos iu avit pragut të shtëpisë së saj,
9
që të mos ua dorëzosh të tjerëve nderin tënd e ndonjë të pashpirti vitet e tua;
10
të mos i shërbejë forca jote të huajit, e mundi yt shtëpisë së ardhacakut;
11
që të mos vajtosh mbi fatin tënd, e, ndërsa merr fund mishi e trupi yt,
12
të thuash: «Si e urreva rregullin, si e përbuzi zemra ime qortimin?
13
Si s'e dëgjova zërin e udhërrëfyesit tim? Si s'u vura vesh mësuesve të mi?
14
Për pak u gjeta në të keqen e madhe përpara bashkësisë e kuvendit».
15
Pi ujë prej sternës sate, atë që gurron nga pusi yt,
16
që të mos rrjedhin përjashta burimet e tua e rrëketë e ujit nëpër sheshe,
17
por të jenë për ty, vetëm për ty e jo për të huajt bashkë me ty.
18
Qoftë bekuar gurra jote! Gëzohu me gruan e rinisë sate:
19
drenushë e dashur, sorkadhe e hijshme. Ndër gjinjtë e saj gjetsh kënaqësi e dashuri' e saj të dehtë përherë.
20
Përse, o biri im, joshesh nga e panjohura e bie në krahët e së huajës?
21
Udhët e njeriut janë para syve të Zotit, ai i shqyrton të gjitha shtigjet e tij.
22
Të prapin e zë prapësia e vet, e zë laku i mëkateve të veta.
23
Ai do të vdesë nga mosbindja e vet, do të humbasë nga marrëzia e vet.
← Chapter 4
Chapter 6 →