bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 4
Proverbs 4
albanian-2018
1
Dëgjoni, o bij, mësimin e atit, kini mendjen, që të njihni zgjuarsinë,
2
se unë ju jap udhëzime të mira; mos e shpërfillni ligjin tim.
3
Kur për tim atë isha fëmijë e për time më i butë e i dashur,
4
ai më mësonte e më thoshte: «Mblidhi fjalët e mia në zemrën tënde, mbaj urdhërimet e mia e do të jetosh.
5
Rrok urtinë, kap zgjuarsinë, mos harro fjalët e gojës sime e mos i shmang.
6
Mos e lër urtinë e ajo të ruan, duaje e ajo të mbron.
7
Fillimi i urtisë: rrok urtinë! Jep çka ke arritur e kap zgjuarsinë.
8
Vlerësoje e ajo të lartëson, përqafoje e ajo të nderon.
9
Do të të vërë në kokë një rreth hijeshie, me kurorë bukurie do të të stolisë».
10
Dëgjo, biri im, e nxëri fjalët e mia, që të shumohen vitet e jetës sate.
11
Po të tregoj udhën e urtisë, po të prij shtigjeve të drejtësisë.
12
Nuk do të të ngatërrohen hapat kur të ecësh e, po të vraposh, nuk do të pengohesh.
13
Ndiq rregullin e mos e lër, zbatoje, se është jeta jote.
14
Mos i hyr udhës së të paudhëve e mos ec rrugës së të prapëve.
15
Shmange e mos kalo andej, dredho e ik tutje,
16
se ata s'flenë pa bërë të keqen, u ikën gjumi po s'dëmtuan kënd,
17
se ata hanë bukën e prapësisë dhe pinë verën e dhunës.
18
Udha e të drejtëve është si drita e agimit që shkon duke shndritur gjer në mesditë.
19
Por udha e të prapëve është si terri i natës, ata s'e dinë ku venë e pengohen.
20
Biri im, ki mendjen te fjalët e mia, merr vesh çfarë të kam thënë:
21
mos i hiq sysh, por ruaji mu në zemër,
22
se janë jetë për kë i gjen e shërim për tërë trupin e tij.
23
Ruaj zemrën tënde mbi gjithçka, se jeta prej saj buron.
24
Mos u bëj gojëçartur e as buzëprapë.
25
Sytë e tu të shohin përballë, drejt përpara ta kesh shikimin.
26
Kujdesu për udhën ku vë këmbën e do të jenë të sigurta shtigjet e tua.
27
Mos u luhat as djathtas, as majtas, shmangu nga e keqja.
← Chapter 3
Chapter 5 →