bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 15
Proverbs 15
albanian-2018
1
Përgjigjja e butë e zmbraps zemërimin, por fjala e rëndë ngjall hidhërim.
2
Gjuha e bukur e hijeshon dijen, ndërsa goja e të marrëve zbraz marrëzi.
3
Sytë e Zotit arrijnë gjithkund, vëzhgojnë të keqin e të mirin.
4
Një gjuhë e butë është pemë e jetës, por një gjuhë e prapë vret shpirtin.
5
I marri e përçmon mësimin e të atit, por, kush e pranon qortimin, bëhet i urtë.
6
Shtëpia e të drejtit është plot begati, ndërsa fitimi i të paudhit sjell trazim.
7
Buzët e të urtëve përhapin dijen, por jo mendja e të marrëve.
8
Flijimet e të paudhëve i neveriten Zotit. Lutja e të drejtëve është gëzimi i tij.
9
Sjellja e të paudhit i neveritet Zotit, ai e do atë që ndjek drejtësinë.
10
Kush lë udhën, duhet qortuar ashpër, kush i urren qortimet, do të vdesë.
11
Para Zotit janë skëterra e humbëtira, aq më tepër zemra e bijve të njeriut.
12
Përqeshësit nuk i pëlqen kush e qorton, ai nuk shoqërohet me të urtët.
13
Një zemër e gëzuar ngazëllen fytyrën, një zemër e pikëlluar këput shpirtin.
14
Zemra e të urtit kërkon dijen, ndërsa goja e të marrit mbllaçit marrëzi.
15
Për skamnorin çdo ditë është e keqe, por zemërmiri bën festë pa fund.
16
Më mirë pak me frikën e Zotit, se një thesar i madh me trazim.
17
Më mirë një hise perimesh me dashuri, se një viç i majmë me urrejtje.
18
Gjaknxehti mbjell grindje, kush ka durim, ul gjakrat.
19
Udha e përtacit është si gardh me ferra, por shtegu i të drejtëve është i rrafshët.
20
Djali i urtë e gëzon të atin, por njeriu i marrë e përçmon të ëmën.
21
Marrëzia është gëzim për kë s'ka mend, por njeriu i mençur ecën drejt.
22
Planet pa këshillime shkojnë huq, por me shumë këshilltarë zënë vend.
23
Njeriu gëzohet kur jep përgjigje, por sa e mirë është fjala e thënë kur duhet!
24
Jeta e ngre lart atë që sillet mirë, kështu ai shmang teposhtën e skëterrës.
25
Zoti e rrënon shtëpinë e krenarëve, por truallin e të vesë do ta mbrojë.
26
Shestimet e të mbrapshtit i neveriten Zotit, por fjalët e këndshme janë të pastra.
27
Kush fiton me dredhi, e trazon shtëpinë, kush i urren dhuratat, do të jetojë.
28
Mendja e të drejtit mendon e përgjigjet, por goja e të paudhëve nxjerr ligësi.
29
Zoti është larg nga të paudhët, por lutjen e të drejtëve e dëgjon.
30
Drita e syve ngazëllen zemrën, një lajm i mirë mëkëmb eshtrat.
31
Veshi që dëgjon qortimin e shëndoshë zë vend mes të urtëve.
32
Kush shpërfill rregullin, përçmon veten, kush e pranon qortimin, zë mend.
33
Droja e Zotit është mësim urtie, përpara lavdisë vjen përulja.
← Chapter 14
Chapter 16 →