bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 16
Proverbs 16
albanian-2018
1
Shestimet e zemrës i takojnë njeriut, por përgjigjja vjen nga Zoti.
2
Njeriut i duken të pastra të gjitha sjelljet e veta, por është Zoti ai që peshon shpirtrat.
3
Paraqitja Zotit veprat e tua dhe shestimet e tua do të zënë vend.
4
Zoti e ka bërë gjithçka me një qëllim, deri edhe të paudhin për ditën e mbrapshtë.
5
Zotit i neveritet mendjemadhi, vërtet nuk do të mbesë pa u ndëshkuar.
6
Me mirësi e besnikëri shlyhet faji e me drojën e Zotit shmanget e keqja.
7
Kur Zotit i pëlqen sjellja e një njeriu, pajton me të edhe armiqtë e tij.
8
Më mirë pak e me të drejtë, sesa shumë e pa të drejtë.
9
Njeriu e sheston udhën e vet, por hapat ia drejton Zoti.
10
Kumti hyjnor është në buzët e mbretit, goja e tij nuk do të gabojë në gjykim.
11
Masa dhe peshoret e drejta i përkasin Zotit, të gjithë gurët e peshores janë vepër e tij.
12
Veprat e mbrapshta u neveriten mbretërve, se froni i ka themelet në drejtësi.
13
Buzët e drejtësisë e gëzojnë mbretin, ai e do kë flet me drejtësi.
14
Zemërimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes, kush e zbut, është njeri i urtë.
15
Kur ndrin fytyra e mbretit, ka jetë, përkrahja e tij është si reja e shiut pranveror.
16
Sa mirë kur njeriu fiton urtinë e jo arin, se duhet zgjedhur mençuria në vend të argjendit.
17
Udha e të drejtëve shmang të keqen, kush sillet me kujdes, ruan jetën e vet.
18
Krenaria i prin rrënimit dhe shpirti i sertë sjell rënien.
19
Më mirë të përulesh me të përulurit, se të ndash prenë me krenarët.
20
Kush i mendon mirë gjërat, gjen të mirën, kush beson në Zotin, është i lum.
21
Njeriu i urtë do të quhet i mençur, të folurit ëmbël e shton mësimin.
22
Kush ka urti, ka burimin e jetës, ndëshkimi i të marrëve është marrëzia.
23
Mendja e të urtit e mençuron gojën, ua shton mësimin buzëve të tij.
24
Thëniet e këndshme janë hoje mjalti, ëmbëlsi për shpirtin e shërim për eshtrat.
25
Ka udhë që duket e drejtë, por në fund shpie në vdekje.
26
Punëtorin e bën uria të punojë, e nxit goja e vet.
27
Njeriu i pavlerë gatit ligësi, në buzët e tij një zjarr përvëlues.
28
Njeriu mashtrues mbjell grindje, kush shpif përçan miqtë.
29
Njeriu i dhunshëm e ngashënjen të afërtin e udha ku e shpie nuk është e mirë.
30
Kush shkel syrin, synon mashtrimin, kur rrudh buzët, e ka bërë ligësinë.
31
Flokët e thinjur janë kurorë e ndritshme, ajo gjendet në udhën e drejtësisë.
32
Më mirë i durueshëm, se i fortë, më mirë të sundosh veten, se të pushtosh një qytet.
33
Shorti hidhet në prehër, por vendimi vjen prej Zotit.
← Chapter 15
Chapter 17 →