bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 14
Proverbs 14
albanian-2018
1
Gruaja e urtë e lartëson shtëpinë, e marra e shemb me duart e veta.
2
Kush shkon udhës së drejtë, druan Zotin, kush e shmang udhën e Zotit, e nënçmon.
3
Në gojën e të marrit mbin thupra e mendjemadhësisë, por të urtët do të shpëtohen prej fjalëve të veta.
4
Grazhdi pa qe mbetet i zbrazur, falë fuqisë së një kau, gëlojnë të korrat.
5
Dëshmitari besnik nuk rren, dëshmitari i rremë nxjerr veç gënjeshtra.
6
Përqeshësi e kërkon urtinë, por s'e gjen; të mençurit i vjen lehtë dija.
7
Hiqju të marrit, se nuk do të nxësh fjalët e dijes.
8
I mprehti e shqyrton me urti sjelljen e vet, të marrët i pështjellon marrëzia.
9
Të marrët tallen me mëkatin, por të drejtët gjejnë hir.
10
Veç zemra e njeh hidhërimin e vet, e gëzimin e saj s'e ndan dot i huaji.
11
Shtëpia e të paudhëve do të rrënohet, por streha e të drejtëve do të lulëzojë.
12
Dikujt mund t'i duket e drejtë një rrugë, por ja që sos shtigjeve të vdekjes.
13
Zemra dhemb edhe në gaz e gëzimi mund të kthehet në vaj.
14
Dredharaku do të ngopet me sjelljet e veta, njeriu i mirë edhe më shumë.
15
Thjeshtaku beson gjithçka, ndërsa i përkori e di ku e hedh hapin.
16
I urti e njeh frikën, ndaj i ikën së keqes, ndërsa i marri është i cekët e ngulakëmbës.
17
Njeriu idhnak bën marrëzira, njeriu dinak është i urryer.
18
Thjeshtakët trashëgojnë marrëzinë, ndërsa të mprehtët kurorëzohen me dije.
19
Të këqijtë përkulen para njerëzve të mirë e të paudhët te portat e të drejtëve.
20
Të varfrin e urren edhe fqinji i vet, por të shumtë janë ata që e duan të pasurin.
21
Kush e përçmon të afërtin, mëkaton, por lum kush përkrah skamnorët.
22
A nuk birren ata që veprojnë keq? Mirësi e besnikëri për ata që veprojnë mirë!
23
Çdo mund e sjell një dobi, ndërsa fjalët e shumta janë varfëri.
24
Të urtët kanë për kurorë pasurinë, por të marrët shkojnë nga marrëzia në marrëzi.
25
Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë, por kush gënjen përhap mashtrim.
26
Në drojën e Zotit mbështetja është e fortë, ajo është strehim për bijtë e tij.
27
Droja e Zotit është burim jete, të largon nga leqet e vdekjes.
28
Një popull i madh është lavdia e mbretit, ndërsa një princ pa popull është i rrënuar.
29
Kush nuk zemërohet shpejt, është plot mend, një shpirt i ngutur nxjerr në pah marrëzinë.
30
Mendja e shëndoshë e gjallëron trupin, kurse smira bren eshtrat.
31
Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon.
32
I paudhi rrëzohet prej paudhësisë së vet, për të drejtin edhe vdekja është strehë.
33
Urtia prehet në zemrën e të mençurit, por shfaqet edhe mes të marrëve.
34
Drejtësia e lartëson një komb, mëkati është turpi i popujve.
35
Mbreti e përkrah shërbëtorin e mbarë, por zemërohet me turpëruesin.
← Chapter 13
Chapter 15 →