bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 13
Proverbs 13
albanian-2018
1
Biri i urtë e dëgjon mësimin e të atit, por përqeshësi nuk e dëgjon qortimin.
2
Njeriu ushqehet me të mira falë asaj që thotë, por shpirti i mashtruesve ndryn dhunë.
3
Kush këqyr gojën e vet, ruan jetën e vet, kush i shkyç buzët, mbi të bie rrënimi.
4
Përtaci dëshiron, por gjë s'fiton, ndërsa zelltarëve u rritet jeta.
5
I drejti e urren fjalën e rreme, i paudhi përlyen e turpëron.
6
Drejtësia ruan sjelljen e përkryer, të paudhin e rrënon mëkati.
7
Dikush shtiret i pasur e s'ka asgjë, dikush shtiret i varfër e ka shumë pasuri.
8
Pasuria është shpagim për jetën e njeriut, por i varfri as që dëgjon kërcënim.
9
Drita e të drejtëve sjell gëzim, por të paudhëve u shteron llamba.
10
Mendjemadhësia sjell vetëm grindje, por me ata që këshillohen është urtia.
11
Pasuria e mbledhur shpejt e shpejt mpaket, por kush mbledh ngadalë, e shumon.
12
Një shpresë e tejzgjatur e ligështon zemrën, por një dëshirë e përmbushur është pemë jete.
13
Kush e përbuz fjalën, ndëshkon veten, kush e druan urdhërimin, do të shpërblehet.
14
Mësimi i të urtit është burim jete për të shmangur leqet e vdekjes.
15
Mirëkuptimi merr përkrahje; mashtruesit janë të paepur.
16
Çdo i ftilluar vepron me zgjuarsi, por i pamendi rrezaton marrëzi.
17
Lajmëtarin e paudhë e zë e keqja, por lajmësi besnik sjell shërim.
18
Skamje e turp për kë shpërfill rregullin, por kush e zbaton qortimin, do të nderohet.
19
Një dëshirë e plotësuar e lumturon njeriun, por të marrët as që duan të heqin dorë nga e keqja.
20
Rri me të urtët e do të bëhesh i urtë, por kush rri me të marrët do ta pësojë.
21
Mëkatarët i përndjek e keqja, ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.
22
Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve, por prona e mëkatarëve ruhet për të drejtin.
23
Shumë ushqim ka në arat e skamnorëve, por ja që përlahet me padrejtësi.
24
Kush e kursen shkopin, e urren të birin, por kush e do atë, nxiton ta qortojë.
25
I drejti ha derisa ngihet, por të paudhëve s'u mbushet barku.
← Chapter 12
Chapter 14 →