bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 12
Proverbs 12
albanian-2018
1
Kush do rregullin, do dijen, por kush e urren qortimin, çnjerëzohet.
2
Kush është i mirë ka përkrahjen e Zotit, ndërsa njeriun dinak e dënon.
3
Askush nuk zë rrënjë me prapësi, por rrënja e të drejtëve nuk lëviz.
4
Një grua zonjë është kurorë për të shoqin, por gruaja që turpëron është kalbësirë për eshtrat e tij.
5
Të drejtët mendojnë drejtësinë, të paudhët këshillojnë mashtrimin.
6
Fjalët e të paudhëve janë pritë gjakatare, por të drejtët do t'i çlirojë goja e vet.
7
Të paudhët bien e s'janë më, por shtëpia e të drejtëve qëndron.
8
Njeriu lavdërohet sipas mençurisë së tij, por mendjeçarturit do të përbuzen.
9
Më mirë i shpërfillur, por me shërbëtor, sesa i mburrur, por i pangrënë.
10
I drejti kujdeset për bagëtitë e veta, por ndjenjat e të paudhëve janë mizore.
11
Kush punon tokën e vet do të ngihet me bukë, kush rend pas kotësive është i pamend.
12
Dëshira e keqbërësit është rrjetë prapësish, rrënja e të drejtëve lulëzon.
13
Buzët e përdala janë kurthi i të ligut, por i drejti do të shpëtojë nga ankthi.
14
Njeriu ngihet me të mirat që nxjerr nga goja, secili shpërblehet sipas veprave që bën.
15
I marri kujton se sillet drejt, por kush dëgjon këshillën është i urtë.
16
I marri e tregon qartë zemërimin e vet, ndërsa i mprehti e fsheh turpërimin.
17
Kush thotë të vërtetën, shpall drejtësinë, por dëshmitari i rremë, mashtrimin.
18
Kush flet pa menduar është si shpatë therëse, por gjuha e të urtëve është shërim.
19
Goja e së vërtetës, qëndron përgjithmonë, por gjuha gënjeshtare vetëm për pak.
20
Në zemrën e mendjekëqijve ka mashtrim, këshilltarëve të paqes u takon gëzimi.
21
Të drejtin nuk do ta zërë asnjë mjerim, ndërsa të paudhët do të jenë mbushur me të këqija.
22
Buzët gënjeshtare i neveriten Zotit, por atë e gëzon kush thotë të vërtetën.
23
Njeriu i mençur nuk e shfaq dijen, kurse zemra e të marrëve kumton marrëzinë.
24
Dora e punëtorit do të mbizotërojë e dora e përtacit do të nënshtrohet.
25
Ankthi i zemrës e thyen burrin, ndërsa një fjalë e mirë e gëzon.
26
I drejti e drejton të afërtin e vet, por udha e të paudhëve ngatërron vetë ata.
27
Përtaci nuk do të ketë gjah për të pjekur, por zelli i jep njeriut pasuri të çmueshme.
28
Në udhën e drejtësisë është jeta, nuk ka vdekje në shtigjet e saj.
← Chapter 11
Chapter 13 →