bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 11
Proverbs 11
albanian-2018
1
Peshorja e rreme i neveritet Zotit, por peshimi i saktë i pëlqen.
2
Me mendjemadhësinë vjen edhe çnderimi, urtia është me të përulurit.
3
Të drejtët i udhëheq përsosja e tyre, mashtruesit i rrënon dredhia e vet.
4
Në ditën e zemërimit s'duhet gjë pasuria, por drejtësia, ajo çliron nga vdekja.
5
Të përsosurve ua drejton udhën drejtësia e tyre, por i paudhi bie në paudhësinë e vet.
6
Të drejtët i çliron drejtësia e tyre, por mashtruesit bien pre e dëshirimit të vet.
7
Kur vdes njeriu i paudhë, i shuhet edhe shpresa, edhe pritja për t'u kamur.
8
I drejti çlirohet nga angështia e i paudhi bie në gjendjen e tij.
9
Me gojën e vet i pafeu e rrënon të afërtin, por të drejtët çlirohen falë dijes.
10
Qyteti gëzohet kur të drejtët begatohen dhe brohoret kur marrin fund të paudhët.
11
Me bekimin e të drejtëve lartohet qyteti, por nga goja e të paudhëve rrënohet.
12
Përçmimi i të afërtit është punë të marrësh, njeriu i arsyeshëm mban gojën.
13
Shpifësi endet duke treguar të fshehtat, por një shpirt i besueshëm e mbulon lajmin.
14
Një popull pa udhëheqje rrëzohet, fitorja arrihet falë këshilltarëve të shumtë.
15
Kush hyn dorëzanë për një të huaj do ta pësojë, por kush e urren dorëzaninë është i sigurt.
16
Gruaja e hijshme ngjall nderim. Të dhunshmit përlajnë pasuri.
17
Kush është i njerëzishëm, i bën mirë vetes, kush është mizor, edhe trupin e vet e sfilit.
18
Kush bën të keqen, merr një pagë të rreme, por, kush mbjell drejtësinë, me të vërtetë shpërblehet.
19
Drejtësia e vërtetë është jetë, por, kush ndjek të keqen, gjen vdekjen.
20
Kush është zemërkeq, i neveritet Zotit, por ai kënaqet me kë sillet drejt.
21
I ligu vërtet nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të jetojnë.
22
Si unaza e artë në hundën e një derri, ashtu është bukuria në gruan e pamend.
23
Të drejtët dëshirojnë vetëm mirësinë, të paudhët zemërimin.
24
Dikush jep e pasurohet. Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.
25
Shpirti bujar do të begatohet, kush i jep ujë dikujt, edhe atij do t'i jepet.
26
Populli mallkon kë mban për vete grurin, por bekuar ai që e shet.
27
Kush dëshiron të mirën, gjen përkrahje, kush gjurmon të keqen, e keqja do ta gjejë.
28
Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
29
Kush trazon shtëpinë e vet, trashëgon erë. I marri do t'i shërbejë të urtit.
30
Fryti i të drejtit është pemë jete, i urti i bën për vete njerëzit.
31
Ja, i drejti shpërblehet mbi dhe, aq më tepër i paudhi e mëkatari.
← Chapter 10
Chapter 12 →