bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 10
Proverbs 10
albanian-2018
1
Fjalët e urta të Solomonit. Biri i urtë e gëzon të atin; biri i marrë e trishton të ëmën.
2
Thesaret e mbledhura me prapësi, nuk bëjnë dobi, ndërsa drejtësia çliron nga vdekja.
3
Zoti s'e lë të drejtin të uritet, por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.
4
Dora e ngathët e varfëron punëtorin, dora e shkathët e pasuron.
5
Kush mbledh në verë, është bir i urtisë, kush fle në të korra, është bir i turpërisë.
6
Kryet e të mbarit është plot me bekime, por goja e të paudhëve ndryn dhunë.
7
Kujtesa e të drejtit është bekim, por emri i të paudhëve do të shuhet.
8
I urti i pranon urdhërimet, kurse gojëpërdali do të rrënohet.
9
Kush jeton me përsosuri, jeton i sigurt, kush jeton me dredhi, do të zbulohet.
10
Kush shkel syrin, sjell mundim, kurse gojëpërdali do të rrënohet.
11
Goja e të drejtit është burim jete, goja e të paudhëve ndryn dhunë.
12
Urrejtja nxit grindje, por dashuria mbulon çdo shkelje.
13
Në buzët e të mençurit gjendet urtia, i pamendi do shkopin kurrizit.
14
Të urtët grumbullojnë dije, por goja e të marrit afron rrënimin.
15
Kështjella e të kamurit është kamja e tij, rrënimi i skamnorit është skamja e tij.
16
Shpërblimi i të drejtit të çon në jetë, fitimi i të paudhit në mëkat.
17
Kush mban rregullin është në udhën e jetës, por kush shpërfill qortimet, birret.
18
Kush fsheh urrejtjen, gënjen me gojën e vet, kush përhap thashetheme, është i marrë.
19
Kur flitet shumë, nuk shmangen gabimet, por kush mban gojën, vepron me mend.
20
Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, zemra e të paudhëve vlen fare pak.
21
Buzët e të drejtit ushqejnë shumë veta, por të marrët vdesin prej marrëzisë së vet.
22
Bekimi i Zotit sjell begati e mundi s'i shton asgjë.
23
I marri dëfrehet me të keqen, ndërsa i mençuri me urtinë.
24
Të paudhin do ta gjejë çfarë ai druan, të drejtit do t'i plotësohet dëshira.
25
Kur kalon stuhia, i paudhi s'është më, por i drejti qëndron në amshim.
26
Si uthulla në gojë e si tymi në sy, ashtu është përtaci për ata që e punësojnë.
27
Droja e Zotit i shton ditët e jetës, por vitet e të paudhit do të jenë të shkurtra.
28
Shpresa e të drejtit sjell gëzim, por shpresa e të paudhit do të fishket.
29
Udha e Zotit është streha e të përsosurve, por keqbërësit do të rrënohen.
30
I drejti nuk do të trandet kurrë, por të paudhët nuk do të rrojnë mbi dhe.
31
Nga goja e të drejtit buron urtia, por gjuha e përdalë do të këputet.
32
Buzët e të drejtit dinë çfarë është e hijshme, por goja e të paudhëve qet ligësi.
← Chapter 9
Chapter 11 →