bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Proverbs 9
Proverbs 9
albanian-2018
1
Urtia e ndërtoi shtëpinë e vet, ia latoi shtatë shtyllat.
2
Theri theroret, përzjeu verën e shtroi tryezën.
3
Dërgoi shërbëtoret e veta dhe shpall nga majat e lartësive të qytezës:
4
«Kush është i pamësuar, le të kthehet këtu!». Të pamendëve u thotë:
5
«Ejani, hani bukën time e pini verën që kam përzier unë!
6
Hiqni dorë nga marrëzitë e do të jetoni. Ecni udhës së arsyes!».
7
Kush ndreq shpotitësin, turpërohet, kush hahet me të prapin, lëndohet.
8
Mos e ndreq shpotitësin, që mos të të urrejë. Ndreqe të urtin e ai do të të dojë.
9
Jepi këshilla të urtit e do të jetë edhe më i urtë. Mësoje të drejtin e do t'i shtohet mençuria.
10
Fillimi i urtisë është droja e Zotit; njohja e të Shenjtit, kjo është mençuria.
11
Falë meje do të shtohen ditët e tua e do të shumohen vitet e jetës sate.
12
Në do të jesh i urtë, do të jesh për vete, Në do të jesh shpotitës, për vete do të jesh.
13
Marrëzia është si një grua bujëmadhe, si një e pamend që nuk di asgjë.
14
Rri ulur në derën e shtëpisë, në fron, lart mbi qytezë
15
dhe u thërret kalimtarëve që ecin udhës së tyre të drejtë:
16
«Kush është i pamësuar, le të kthehet këtu!». Të pamendëve ajo u thotë:
17
«Uji i vjedhur është i ëmbël e buka e marrë tinëz është e shijshme».
18
Ata s'e dinë se atje janë hijet dhe të ftuarit e saj janë thellë në skëterrë.
← Chapter 8
Chapter 10 →