bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 40
Job 40
albanian-2018
1
Zoti i foli sërish Jobit e tha:
2
«A ka qortues që ndeshet me të gjithëpushtetshmin? Le të përgjigjet ai që do të ndreqë Perëndinë!».
3
Jobi iu përgjigj Zotit e tha:
4
«Ja, kurrgjë s'jam! Si të të përgjigjem? Gojën me dorë do ta mbyll.
5
Një herë fola e më nuk përgjigjem. Madje dy herë, por nuk do të vijoj».
6
Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit nga stuhia e i tha:
7
«Ngjishi ijët si burrë, se unë do të të pyes e ti do të më përgjigjesh.
8
A do ta mohosh edhe drejtësinë time? A do të më fajësosh mua për të shfajësuar veten?
9
Mos e ke krahun si Perëndia? A është si zëri i tij gjëmimi yt?
10
Mbështillu, pra, me madhështi e krenari, me lavdi e nder vishu!
11
Zbraze gufimin e zemërimit tënd, shikoji krenarët e poshtëroi,
12
shikoji krenarët e përuli, shkeli të paudhët kudo të gjenden.
13
Fshihi njëherësh në pluhur e në fshehtësi mbyllua fytyrën.
14
Atëherë edhe unë do të dëshmoj se e djathta jote të shpëton.
15
Shiko Behemotin, që e bëra si ti, ai ha bar si kau.
16
Shiko sa të fuqishme i ka ijët e sa të forta muskujt e barkut.
17
E ngre bishtin si cedër e kofshët i ka të endura me deje.
18
Eshtrat e tij si gypa bronzi, brinjët e tij si shufra hekuri.
19
Ai është vepra e parë e Perëndisë e vetëm krijuesi i tij mund t'i qaset me shpatë.
20
Malet ia japin ushqimin e tërë egërsirat që në to lodrojnë.
21
Nën lotus shtrihet në kallamishten e dendur e në moçal.
22
Lotuset me hije e mbulojnë e shelgjet bri vaut e rrethojnë.
23
Nuk trembet as kur lumi fryhet, është i sigurt edhe po t'i mbërrijë Jordani gjer në gojë.
24
A e verbon dhe e kap dot? A ia zë njeri turinjtë në kurth?
25
A mund ta zësh Leviatanin me grep e t'ia mbash gjuhën me tërkuzë?
26
A mund t'ia lidhësh hundën me xunkth e t'ia shposh nofullën me kanxhë?
27
Mos vallë do të të përgjërohet shumë e do të të flasë ëmbël?
28
A do të lidhë besën me ty e ti do ta marrësh përgjithmonë si shërbëtor?
29
A do të luash me të si me një zog, apo do ta lidhësh për vajzat e tua?
30
A do ta nxjerrin në shitje ortakët e tregtarët do ta ndajnë mes tyre?
31
A do t'ia mbushësh lëkurën me fuzhnja e kokën me grepa peshku?
32
Vër dorë në të e mbaje mend luftimin, e më nuk do ta përsëritësh».
← Chapter 39
Chapter 41 →