bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 39
Job 39
albanian-2018
1
«A e di ti kur pjellin dhitë e malit? A i ke vrojtuar drenushat kur lindin?
2
Ua ke njehur vallë plotësimin e muajve? Ua di vallë kohën e pjelljes,
3
kur shtrihen e lindin të vegjlit dhe nxjerrin në dritë frytin e dhimbjes?
4
Mëkëmben këlyshët e tyre e rriten përjashta, ikin e më tek ato nuk kthehen.
5
Kush e lëshoi në liri gomarin e egër? Kush ia zgjidhi litarin mushkës,
6
të cilës i caktova si shtëpi shkretëtirën e si vendbanim dheun kripor?
7
Ai e përqesh rrëmujën e qytetit e nuk i dëgjon klithmat e ndjekësve.
8
Endet kullotave të veta malore e kërkon çdo bimë të blertë.
9
A pranon bizoni të të shërbejë? A e kalon natën në stallën tënde?
10
A e vë dot në brazdë për laku? A do të vijë pas teje duke pluguar?
11
A do t'i zësh besë atij, se është shumë i fortë, e do t'ia ngarkosh atij punën tënde?
12
A beson se ai do të kthehet e do ta sjellë farën në lëmë?
13
Gëzueshëm i rreh krahët struci, por zogjtë i bën pa pendë e pupla,
14
vezët përtokë i vë e në pluhur i ngroh,
15
ndonëse këmba mund t'i shkelë e bisha mund t'i shtypë.
16
Ashpër sillet me zogjtë, a thua se s'janë të vetët e s'ka frikë se punon kot.
17
Se ia hoqi Perëndia urtinë e s'ia dha zgjuarsinë.
18
Kur ngrihet e flatron, kalë e kalorës përqesh.
19
A ia jep ti kalit fuqinë? Krifën në qafë, vallë, ti ia vure?
20
A e bën ti të kërcejë si karkalec? Hingëllima e tij madhështore tmerron.
21
Hareshëm thundron me forcë në luginë, armëve përballë u del.
22
E përbuz frikën e nuk tutet, nuk zbythet para shpatës.
23
Nga pas i tringëllon kukura, heshta përshkënditëse e shtiza.
24
Me tërbim e furi dheun ha e as zëri i borisë nuk e ndal.
25
Kur bie boria, thotë: “Hihi!”. Nga larg nuhat luftën, britmën e prijësve e gjëmën e betejës.
26
Mos flatron skifteri falë dijes sate e krahët drejt jugut i hap?
27
Mos vallë nën urdhrin tënd lartohet shqiponja e në lartësi folenë vë?
28
Mbi shkëmb ajo ngul e mbi prita kreshtash shkëmbore bun.
29
Prej andej e vrojton prenë, prej larg sytë e saj e shohin.
30
Zogjtë e saj pinë gjak e ku ka të vrarë, aty ajo gjendet».
← Chapter 38
Chapter 40 →