bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 41
Job 41
albanian-2018
1
«Ja, ti shpreson e zhgënjehesh, e shikon dhe rrëzohesh.
2
Nuk ka trim që ta ngacmojë e kush mund t'i bëjë ballë?
3
Kush e sulmoi dhe shpëtoi? Kush vallë nën qiellin mbarë?
4
Nuk do ta mbuloj me heshtje forcën e ijëve të tija, as hijeshinë e shtatit të tij.
5
Kush vallë ia zhveshi petkun? Kush hyri vallë ndër nofullat e tij?
6
Kush mund t'ia hapë kanatet e gojës, se me tmerr i ka të rrethuar dhëmbët.
7
E mbulojnë radhët madhështore të shqytit, e kyçin fort si me vulë.
8
Aq puthiten me njëra-tjetrën, sa përmes tyre as era s'kalon.
9
Kapen fort me njëra-tjetrën, ngjiten e më nuk shqiten.
10
Teshtima e tij shpërthen si dritë e si qepallat e agimit i ka sytë.
11
Nga goja i dalin flakërima, shkëndija zjarri i vërshojnë.
12
Nga hundët tymi i del, si prej kazanit mbi zjarrin që i fryhet.
13
Fryma e tij i përndez thëngjijtë e flaka prej gojës i del.
14
Në qafë e ka forcën e përballë tij dridhet tmerri.
15
Të ngjeshura i ka palët e mishit që është i ngurtë e nuk lëviz.
16
Zemrën e ka të ngurtë si gurin, të ngurtë si gurin e poshtëm të mullirit.
17
Kur ai ngrihet, të fortët frikësohen, kur ai përplaset, ata trullosen.
18
Nëse e godet shpata, nuk i ngulet, as heshta, as shigjeta, as shtiza.
19
Si kashtë është hekuri për të e bronzi si dru i kalbur.
20
Nuk ikën fare as nga shigjeta e gurët e hobes i duken si byk.
21
Si byk i duket edhe shkopi e qeshet me vringëllimën e shtizës.
22
Nën bark ka tjegulla majëmprehta e në deltinë lesën e shtrin.
23
E flluskos detin si kazan, si enë vajrash e bën.
24
Nga pas lë një shteg vezullues e humnera duket thinjoshe.
25
Nuk ka mbi tokë si ai, krijuar për të mos u trembur.
26
Vrojton nga lart gjithçka, është mbret mbi tërë bishat krenare».
← Chapter 40
Chapter 42 →