bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 4
Job 4
albanian-2018
1
Atëherë Elifaz Temaniti u përgjigj e tha:
2
«A mund të flitet me ty, apo s'ke durim? Po kush mund të rrijë pa folur?
3
Ja, shumë veta ke mësuar e duart e mekura ke përtërirë.
4
Fjalët e tua kanë ringritur të rrëzuarit e gjunjëprerët ke mëkëmbur.
5
Tani e ke radhën ti e nuk duron, të ra ty e u trullose.
6
A nuk ke besim te droja e Perëndisë e shpresë te sjellja e përsosur?
7
Thirri mendjes, cili i pafajshëm u rrënua? Ku është ai i drejtë që u shkatërrua?
8
Me sa kam parë unë, kush mih ligësi e mbjell prapësi, ato edhe korr.
9
Ata i rrënon puhiza e Perëndisë, i fundos fryma e zemërimit të tij.
10
Ulërin luani, bërtet egërsira e dhëmbët e këlyshit bëhen copë.
11
Luani ngordh se s'ka pre e shpërndahen këlyshët e tij.
12
Tinëz më erdhi fjala, pëshpërima e saj më ra në vesh.
13
Në trazimin e vegimeve të natës kur njerëzinë e zë gjumë i thellë,
14
më zuri tmerri e drithërima, edhe eshtrat m'u drodhën.
15
Një frymë ma përshkoi fytyrën e m'u ngritën qimet përpjetë.
16
U ndal, por s'ia njoha pamjen: një trajtë para syve të mi. Heshtje. Pastaj një zë dëgjova:
17
“A ka vdekatar të drejtë para Perëndisë? A ka njeri të pastër para krijuesit të vet?”.
18
As shërbëtorëve s'u zë besë, edhe engjëjve ua gjen një të metë.
19
Aq më shumë banorëve të qerpiçëve, që i kanë themelet në pluhur e shkelen porsi tenja.
20
Shkërmoqen sa gdhin e ngryset. Papandehur, zhduken përgjithmonë.
21
U këputet filli e vdesin pa urti».
← Chapter 3
Chapter 5 →