bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 3
Job 3
albanian-2018
1
Pas këtyre ngjarjeve Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën kur kishte lindur.
2
Jobi u përgjigj e tha:
3
«U shoftë dita kur u linda e nata kur u tha: “U ngjiz një djalë”.
4
Terr u bëftë ajo ditë! E harroftë Perëndia, që rri lart, e drita mos ndrittë mbi të!
5
E përlaftë terri e pisa, e zaptoftë reja, e tmerroftë muzgu!
6
Atë natë e përpiftë errësira, mos u njehtë ndër ditët e vitit e mos hyftë në numrin e muajve!
7
Shterpë mbettë ajo natë e mos pastë galdim!
8
E nëmtë kush mallkon ditën e kush guxon të ngucë Leviatanin!
9
U terratisshin yjet e agut të saj, prittë dritën e mos i ardhtë e as agun mos e paftë,
10
se s'm'ia mbylli barkun nënës, e brengën s'ma hoqi sysh.
11
Pse s'vdiqa që në bark e s'dhashë shpirt sa linda?
12
Pse më pritën dy gjunjë e më mëkuan dy gjinj?
13
Tani do të prehesha i qetë, do të flija e do të pushoja
14
me mbretër e këshilltarë të dheut, që rindërtojnë për vete rrënoja,
15
apo me princa që kanë ar, që i kanë shtëpitë plot me argjend.
16
Ose, si i dështuari i zhdukur, s'do të isha më, si foshnjat që s'e shohin dritën.
17
Atje të paudhët i lënë trazirat, atje të mekurit pushojnë.
18
Të burgosurit pushojnë tok, pa e dëgjuar zërin e ngasësit.
19
Atje janë i vogli e i madhi, skllavi është i lirë nga pronari.
20
Pse të dalë në dritë një i ngratë e të jetojnë shpirtvrarët,
21
që vdekjen dëshirojnë, por s'e gjejnë, edhe pse e kërkojnë më shumë se thesarin,
22
dhe fort gëzohen e galdojnë kur gjejnë varrin?
23
Po njeriu, që i ka udhët pa krye, se ia ka mbyllur Perëndia?
24
Ja, për bukë kam psherëtimat e britmat e mia vërshojnë si ujë.
25
Më zuri çfarë më tmerronte, çfarë më lemeriste më pllakosi.
26
As kam qetësi, as prehje, as pushim, por erdhi pështjellimi».
← Chapter 2
Chapter 4 →