bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 5
Job 5
albanian-2018
1
«Thirr, pra! A ka kush të përgjigjet? Kujt do t'i drejtohesh, ndër të shenjtë?
2
Të marrin e ther mëria e të pamendin smira e vret.
3
Pashë tek zinte rrënjë i marri, por fill ia mallkova banesën.
4
Bijtë e tij nuk kanë shpëtim, i shkelin para të gjithëve e s'ka kush i liron.
5
Të korrat ia ha i urituri, edhe në dhënçin ferra. Të babëziturit ia rrëmbejnë katandinë.
6
Jo, lëngata nuk mbin nga pluhuri, e as pikëllimi nuk mbin prej dheut,
7
por për t'u pikëlluar ka lindur njeriu, sikurse shkëndijat për të fluturuar lart.
8
Por unë do të kërkoja Perëndinë e Perëndisë do t'ia shtroja çështjen.
9
Ai bën vepra madhështore e të pashqyrtueshme, bën mrekulli të panumërueshme.
10
Ai e hedh shiun mbi dhe e ujin e lëshon mbi ara.
11
Ai i lartëson të përulurit e vajtorët i ngre të sigurt.
12
I zhbën shestimet e tinëzarëve e duart e tyre nuk sjellin mbarësi.
13
I zë të urtët në tinëzinë e tyre e synimet e dinakëve shemben shpejt.
14
Gjatë ditës hasin në errësirë, në mesditë kuturisin si nëpër natë.
15
Por ai e shpëton nevojtarin nga shpata e gojës së tyre e nga dora e të fortëve.
16
Ka shpresë për të vobektin, padrejtësisë i mbyllet goja.
17
Pra, lum njeriu, që Perëndia e qorton! Mos e përçmo mësimin e të gjithëpushtetshmit,
18
se ai lëndon, por e lidh plagën, godet, por me dorën e vet shëron.
19
Të liron nga gjashtë mundime dhe lëngata e shtatë nuk do të të bjerë.
20
Kur të bjerë zija e bukës, të shpëton nga vdekja e nga tehu i shpatës në betejë.
21
Do të strehohesh nga fshikullimi i gjuhës e, në ardhtë rrënimi, nuk do të druash.
22
Do të tallesh me shkretimin e me urinë, nuk do të trembesh nga egërsirat e dheut.
23
Do të lidhësh besë me gurët e arës dhe egërsirat paqe do të kenë me ty.
24
Do ta shohësh se tenda jote është e sigurt, do të qëmtosh pronën e asgjë s'do të mungojë.
25
Do ta shikosh si do të të shtohet fara e pinjojtë e tu si bari i dheut.
26
Do të hysh në varr i mbajtur e i fortë, si kalliri i pjekur në kohën e vet.
27
Ja, këtë gjë e hetuam dhe ashtu është. Dëgjoje, që ta dish për vete».
← Chapter 4
Chapter 6 →