bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 38
Job 38
albanian-2018
1
Atëherë Perëndia iu përgjigj Jobit nga stuhia e i tha:
2
«Kush është ky që e zymton këshillën me fjalë pa kuptim?
3
Ngjishe brezin si burrë, se unë do të të pyes e ti do të më mësosh.
4
Ku ishe ti kur unë hodha themelet e tokës? Fol, nëse e njihke kuptimin!
5
Kush ia caktoi përmasat, po e dite? Kush e mati me litar?
6
Mbi çfarë u hodhën themelet e saj ose kush ia vuri gurin e këndit,
7
kur yjet e mëngjesit tok gumëzhinin e të gjithë bijtë e Perëndisë brohorisnin?
8
Kush ia mbylli dyert detit, kur shpërtheu e nga barku doli,
9
kur retë ia bëra si petka e sterrën si shpërgënj?
10
Unë ia caktova caqet e dyerve ua vura shulin,
11
pastaj thashë: “Deri këtu do të vish e jo më tej! Këtu do të të thyhen dallgët krenare”.
12
Vallë, gjatë jetës, a e urdhërove mëngjesin? Po agut, a ia tregove vendin,
13
që tokën për cepash ta kapte e t'i shkundte prej saj të paudhët?
14
Ajo shndërrohet si deltina nën vulë e ngjyhet si petku.
15
Mëkatarëve u përvidhet drita e u copëtohet krahu i ngritur.
16
A mbërrite dot te burimet e detit? A shëtite vallë në fund të humnerës?
17
A t'u shfaqën ty dyert e vdekjes? Po dyert e terratisjes i ke parë vallë?
18
A ta ka rrokur mendja hapësirën e dheut? Trego, në i di tërë këto!
19
Nga bie rruga për ku banon drita? Po errësira, ku e ka vendin,
20
që ta mbash brenda cakut të saj e shtegun e shtëpisë së saj ta dallosh?
21
Patjetër ti e di, sepse kishe lindur e i madh është numri i ditëve të tua.
22
A ke hyrë në hangarët e borës? Po drithnikët e breshrit, i ke parë?
23
Unë i ruaj për kohë ngushtice, për ditë beteje e luftimi.
24
Për cilën udhë shpërndahet drita e përhapet juga mbi dhe?
25
Kush ia hapi hullinë ujit përmbytës e shtegun vetëtimës gjëmuese,
26
për të sjellë shi në tokën pa njeri, mbi shkretëtirën ku nuk shkel njerëzia,
27
për të ngopur thatinën e shkretinë, që djerrina bar të qesë?
28
A ka shiu atë? Po pikat e vesës, vallë, kush i lindi?
29
Prej barkut të kujt u lind akulli? Po brymën prej qiellit, kush e lindi vallë?
30
Si gur ngurtësohet uji e ngrin faqja e honit.
31
A mund t'i lidhësh ti vargjet e Shenjëzave, apo Orionit t'ia zgjidhësh vargoin?
32
A e qet në kohë Yllin e Mëngjesit dhe a e drejton dot Arushën me zogj?
33
Ai i njeh vallë ligjet e qiellit? A i vendos dot në tokë rregullat e tij?
34
A mund t'i urdhërosh retë që të të mbulojë uji përmbytës?
35
A mund t'i lëshosh vetëtimat e a do të nisen duke thënë: “Si urdhëron”?
36
Kush ia caktoi brendisë urtinë e kush ia dha mendjes kuptimin?
37
Kush mund t'i numërojë retë me urti e kush i zbraz kacekët e qiellit
38
kur pluhuri ngjishet tok e plisat ngurtësohen?
39
A e gjuan dot prenë e luanit? Po këlyshëve të tij, a ua shuan urinë,
40
kur mblidhen kruspull në strofull apo kur presin në shkurrnajë?
41
Kush ia gatit korbit ushqimin, kur zogjtë e tij Perëndinë thërrasin e përenden pa ushqim?».
← Chapter 37
Chapter 39 →