bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 37
Job 37
albanian-2018
1
«Për këtë më dridhet zemra e më del nga vendi.
2
Dëgjojeni, dëgjojeni krismën e zërit të tij, buçimën që del nga goja e tij.
3
Nën qiellin mbarë e lëshon e vetima gjer në skajet e tokës shkon.
4
Pas saj buçet një zë, shkreptin me zërin madhështor e asgjë s'i ndalon rrufetë pasi iu është dëgjuar zëri.
5
Shkreptin Perëndia me zërin e tij e bën mrekulli që ne nuk i njohim.
6
I thotë borës: “Bjer mbi tokë!” dhe zbraz shira të rrëmbyeshëm.
7
Ai e ndal dorën e të gjithë njerëzve, që të gjithë njerëzit veprën e tij ta njohin.
8
Egërsirat shkojnë në strofujt e vet e struken në banën e vet.
9
Prej jugës vjen stuhia e acari prej murrlanit.
10
Fryma e Perëndisë përfton akullin e ngrin syprina e ujërave.
11
Retë i ngarkon me lagështi e vetimat e tij shpërndajnë.
12
Shtillen gjithandej nën drejtimin e tij, për të kryer gjithçka u urdhëroi në botën përmbi dhe,
13
se ai i përftoi ose për ndëshkim, ose për tokën e vet, ose për mirësi.
14
Dëgjo këtu, o Job, zër vend e mrekullitë e Perëndisë mendo.
15
A e di ti si u jep urdhra Perëndia e si e nxjerrin retë e tij rrufenë?
16
A e di ti si fluturojnë retë? A i njeh mrekullitë e dijeplotit
17
ti, që petkat të ngrohin, kur mbi dhe fashitet juga?
18
Mos vallë me të i shtrive retë të ngurtë si pasqyrë e shkrirë?
19
Na mëso çfarë t'i themi atij, se nuk marrim vesh për shkak të errësirës.
20
A mund t'i thuhet se unë dua të flas? Nëse ai flet, njeriu do të përpihet.
21
Mirëpo nuk e shohin njerëzit dritën tek shkëlqen mbi re, derisa era t'i shpërndajë.
22
Nga veriu vjen drita e artë e madhështia mahnitëse Perëndinë rrethon.
23
Të gjithëpushtetshmin ne nuk mund ta gjejmë, ai është madhështor në pushtet e drejtësi dhe nuk e nëpërkëmb drejtësinë e madhe.
24
Prandaj njerëzit i tremben atij, por ai nuk i përfill ata që pandehen zemërurtë».
← Chapter 36
Chapter 38 →