bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 36
Job 36
albanian-2018
1
Elihui foli sërish e tha:
2
«Ki pak durim e unë do të të mësoj, sepse ende mund të flas për Perëndinë.
3
Prej së largu do ta nxjerr njohurinë time e krijuesit tim do t'i jap të drejtë,
4
se vërtet nuk janë të rreme fjalët e mia e me ty po flet një dijeplotë.
5
Ja, Perëndia është i fuqishëm e nuk përbuz, e fuqishme forca e kuptimit të tij.
6
Të paudhin nuk e lë të gjallë e të pikëlluarve ua jep të drejtën.
7
Nuk i heq sytë nga i drejti, por i vendosi mbi fron me mbretërit e të madhëruar janë përgjithmonë.
8
Nëse kanë rënë në pranga e janë zënë në leqet e pikëllimit,
9
ai u tregon veprat e tyre e shkeljet që bënë prej krenarisë,
10
u hap veshët të dëgjojnë qortimin e u bën thirrje të lënë prapësinë.
11
Nëse dëgjojnë e atij i shërbejnë, në begati do t'i shtyjnë ditët e vitet në kënaqësi.
12
Por, në mos e dëgjofshin, nëpër shpatë do të kalojnë, do të japin shpirt pa e kuptuar si.
13
Zemërpërdalët grumbullojnë zemërim e kur Perëndia t'i robërojë nuk kërkojnë shpëtim.
14
Të rinj ata heqin shpirt, u shuhet jeta në lavirësi.
15
Me pikëllim i shpëton të pikëlluarit, me fatkeqësi veshët ua hap.
16
Edhe ty të nxori nga gryka e ngushticës në një vend të hapur, pa shtrëngesa, e plot me gjellë të majme u shtrua tryeza jote.
17
Ti u mbushe me gjykime të mbrapshta, por gjykimi i drejtë mbi ty do të bjerë.
18
Je i zemëruar, por mos u tall, shumë blatove, por mos e tepro.
19
A të nxjerr nga ngushtica britma jote me gjithë mundin e fuqisë sate?
20
Mos e dëshiro atë natë kur popujt do të shkojnë në vendin që u takon.
21
Ruhu e mos iu kthe ligësisë, se për shkak të saj të zuri pikëllimi».
22
«Ja, i madhërishëm është Perëndia në fuqinë e vet, ku ka udhërrëfyes si ai?
23
Kush ia caktoj udhën atij e kush i tha: “Veprove keq”?
24
Kujtohu ta madhërosh veprën e tij, të cilës njerëzit këngë i thurën.
25
Mbarë njerëzia e ka kundruar, secili e vështron nga larg.
26
Po, i madhërishëm është Perëndia e ne nuk e rrokim dot, të panumërueshme janë vitet e tij.
27
Pikëzat e ujit lart ai i ngre e avujt e tyre kthehen në shira,
28
që retë i zbrazin e me rrëshekë mbi njerëzit bien.
29
Kush e merr me mend shtrirjen e resë dhe ushtimën e banesës së tij?
30
Ja, ai e rrethon veten me dritë dhe thellësitë e detit i mbulon.
31
Kështu i gjykon ai popujt, u jep ushqim me mbushulli.
32
Në pëllëmbë të dorës i mban rrufetë e i urdhëron të gjuajnë.
33
Gjëmimi i tyre flet për të, zemërimi i tij nuk e duron të keqen. »
← Chapter 35
Chapter 37 →