bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 35
Job 35
albanian-2018
1
Elihui foli sërish e tha:
2
«A të duket i drejtë mendimi yt, ty që thua: “Kam të drejtë më shumë se Perëndia”?
3
dhe thua: “Çfarë të duhet ty? Po unë, çfarë fitoj prej mëkatit tim?”.
4
Unë do të të përgjigjem ty e miqve të tu me ty.
5
Vështroje qiellin e shikoi retë që janë më lart se ty.
6
Nëse mëkaton, çfarë i bën vallë atij? Nëse janë shumë fajet e tua, atij çfarë i bën?
7
Po të jesh i drejtë, çfarë i jep atij? Çfarë mund të marrë ai prej dorës sate?
8
Njerëzit si ti i prek paudhësia jote, të gjithë njerëzit i prek drejtësia jote.
9
Kur pesha e shtypjes rëndon, njerëzit bërtasin, ndihmë kërkojnë kundër dorës së pushtetarit.
10
Por askush nuk thotë: “Ku është Perëndia, krijuesi im, që e mbush natën me këngë,
11
që na bën më të ditur se shtazët e tokës e më të zgjuar se zogjtë e qiellit?”.
12
Atëherë klithën, por ai s'iu përgjigj, për shkak të krenarisë së të ligjve.
13
Perëndia nuk e dëgjon britmën e kotë, nuk i vë vesh i gjithëpushtetshmi,
14
e aq më pak ty që thua se nuk e sheh. Prit se çështja jote gjendet para tij.
15
E tani që zemërimi i tij nuk ndëshkon e ai nuk e vëren marrëzinë e tepruar,
16
më kot e hap gojën Jobi e pa dijeni flet fjalë të shumta».
← Chapter 34
Chapter 36 →