bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 34
Job 34
albanian-2018
1
Elihui foli sërish e tha:
2
«Dëgjojini, o të urtë, fjalët e mia, edhe ju, o të ditur, mbamëni vesh,
3
pasi veshi fjalët i dallon e qiellza gjellën e shijon.
4
Le ta zgjedhim vetë çfarë është e drejtë, vetë le ta pranojmë çfarë është e mirë,
5
se Jobi tha: “I drejtë unë jam, por të drejtën ma mori Perëndia.
6
I drejtë jam e më bëjnë gënjeshtar, më shigjetojnë për vdekje e faj nuk kam”.
7
Cili njeri është porsi Jobi, që talljen gjerb si ujin,
8
që bredh me punëkeqët e me rrengshorët shëtit,
9
pasi tha me vete: “S'ka dobi njeriu Perëndinë të kërkojë!”.
10
Prandaj, o zemërmirë, dëgjomëni mua: larg Perëndisë paudhësia, larg të gjithëpushtetshmit padrejtësia!
11
Ai e shpërblen njeriun për çka bën, e si të sillet njeriu ashtu edhe e gjen.
12
Vërtet Perëndia nuk bën ligësi, të drejtën i gjithëpushtetshmi s'e shtrembëron.
13
Kush e caktoi të sundojë tokën e kush e përftoi tërë gjithësinë?
14
Po të merrej me veten e vet dhe shpirtin e frymën për vete ta mbante,
15
njëherësh do të shuhej çdo qenie e gjallë e njerëzia në pluhur do të kthehej.
16
Nëse ke mend, dëgjoje këtë gjë, vëri vesh tingëllimës së fjalëve të mia.
17
A mund të sundojë kush e urren drejtësinë? E ti do të dënosh të drejtin e fuqishëm,
18
atë që mbretit: “Krahëthatë!”, i thotë e fisnikëve: “Të paudhë!”,
19
që princave anën nuk ua mban e të pasurin s'e vë para të varfrit, sepse të gjithë dora e tij i bëri.
20
Në mes të natës papritur vdesin, dridhen popujt e kalojnë, pa vënë dorë njeri rrëzohen trimat.
21
Ai sytë tek udhët e njerëzve i mban e i sheh të gjithë hapat e tyre.
22
Nuk ka terr as terrinë ku të fshihen punëligjtë.
23
Kohën askujt s'ia ka caktuar para Perëndisë në gjyq të dalë.
24
I këput të pushtetshmit pa i hetuar e në vendin e tyre të tjerë vendos.
25
Meqë i njeh veprat e tyre, për një natë i përmbys e i shtyp.
26
Si keqbërës i shuplak, në një vend ku të gjithë i shohin,
27
se prej tij u larguan e i shpërfillën tërë udhët e tij.
28
Tek ai mbërriti klithma e skamnorëve, klithmën e të pikëlluarve e dëgjoi.
29
Kur ai hesht, kush e dënon? Nëse fsheh fytyrën, kush vallë e sheh? Por mbi kombe e mbi njerëz njëherësh sundon,
30
që njeriu i pafe të mos mbretërojë e as ata që popullit kurth i ngrenë.
31
A i thotë kush Perëndisë: “Pësova e nuk do të mëkatoj.
32
Çfarë nuk shoh vetë, ti ma mëso, në kam bërë keq, më s'do ta bëj”?
33
A duhet të të shpërblejë siç mendon ti? Ti që e shpërfille, vendos pra, e thuaj çfarë di.
34
Njerëzit me mend do të më thonë, bashkë me njeriun e urtë që më dëgjon:
35
“Jobi nuk flet si i ditur, nuk janë të mençura fjalët e tij”.
36
Le të sprovohet Jobi deri në fund, se si keqbërës përgjigjet.
37
Mëkatit i shton kryeneçësinë e mes nesh mbjell dyshim, se flet gjithnjë e më shumë kundër Perëndisë».
← Chapter 33
Chapter 35 →