bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 33
Job 33
albanian-2018
1
«Tani, o Job, dëgjo çfarë do të them e tërë fjalëve të mia vëru vesh!
2
Ja, unë hap gojën e gjuha nën qiellzë flet.
3
Nga zemra e sinqertë fjalët mua më rrjedhin e buzët e mia e dinë se flasin me pastri.
4
Shpirti i Perëndisë mua më bëri, fryma e të gjithëpushtetshmit jetën mua ma dha.
5
Gjegjmu, po qe i zoti, gatitu para meje e zër vend.
6
Ja, te Perëndia njësoj si ti unë jam, nga balta edhe unë u nxora.
7
Mos ki, pra, frikë prej meje e trysnia ime mos të të rëndojë.
8
Ti fole, po, e zërin e fjalëve të tua me veshët e mi e dëgjova:
9
“Jam i pastër, s'kam bërë shkelje, nuk kam faj e s'kam ligësi.
10
Ja, Perëndia gjen shkas për të më bërë armik.
11
Këmbët në pranga m'i vë, i mbikëqyr tërë shtigjet e mia”.
12
E unë të them: këtu nuk ke të drejtë. Më i madh se çdo njeri është Perëndia.
13
Pse matesh me të e thua s'të kthen çdo fjalë?
14
Një herë flet Perëndia e të dytën herë nuk rroket.
15
Në ëndërr, natën në vegim, kur mbi njerëzinë kllapia bie, e ndër shtroja ata dremisin,
16
njerëzve ai veshët ua hap e ua mbush me udhëzime,
17
për ta kthyer njerëzinë nga zararet e për ta zhveshur nga krenia,
18
për t'ia shpëtuar shpirtin nga gropa e jetën nga ushta vringëlluese.
19
Ai e qorton me dhimbje në shtrojë e me dridhje kockash pa pushim,
20
aq sa në jetë edhe buka i neveritet e në shpirt edhe gjella më e këndshme.
21
Mishi i tij fishket e s'shihet më e i dalin kockat që nuk i shiheshin.
22
Gropës shpirti i tij iu qas e vdekjeprurësve jeta e tij.
23
Ah, sikur të vijë pranë një engjëll, një ndër një mijë ndërmjetësues, për t'i treguar njerëzisë të drejtën,
24
për t'i dhënë hir e për të thënë: “Shpëtoje, o Perëndi, nga gropa ku po bie! E gjeta unë shpagimin”.
25
Më shumë se në rini do të zhdërvillet mishi i tij e në ditët e djalërisë prapë do të kthehet.
26
Perëndisë do t'i lutet e ai do ta pranojë, me galdim fytyrën do t'ia shohë e njeriut drejtësinë prapë do t'ia kthejë.
27
Do të hasë në njerëz e do t'u thotë: “Mëkatova, por prapësia që bëra nuk m'u kthye.
28
Ai ma shpëtoi shpirtin nga groposja e tani, i gjallë, mund të kundroj dritën”.
29
Ja, të gjitha këto i bën Perëndia, dy-tri herë, për njeriun,
30
për t'ia rinxjerrë nga gropa shpirtin, jetën me dritë për t'ia shndritur.
31
Ki mendjen, Job, e më dëgjo, ti hesht e unë do të flas.
32
Nëse ke diçka për të thënë, përgjigjmu, fol, se të drejtë dua të të jap.
33
Nëse s'ke asgjë, ti më dëgjo, hesht e unë do të ta mësoj urtinë».
← Chapter 32
Chapter 34 →