bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 32
Job 32
albanian-2018
1
Tre burrat nuk iu përgjigjën më Jobit, se atij i dukej vetja i drejtë.
2
Atëherë Elihui, biri i Barahel Buzitit, prej fisit të Ramit, u zemërua fort me Jobin, për shkak se e hiqte veten më të drejtë se Perëndia.
3
Ai u zemërua shumë edhe me tre shokët e tij, se ata, edhe pse e dënonin Jobin, nuk e kishin gjetur përgjigjen.
4
Elihui kishte pritur e nuk kishte folur me Jobin, ngaqë ata ishin më të moshuar.
5
Kur Elihui pa se nga goja e tre burrave nuk doli asnjë përgjigje, u zemërua se tepërmi.
6
Atëherë Elihui, biri i Barahel Buzitit, u përgjigj e tha:
7
«Thashë me vete: “Le të flasë mosha e urtinë vitet e shumta le ta kumtojnë!”.
8
Mirëpo vetëm shpirti e jepka kuptimin, ai dhe fryma e të gjithëpushtetshmit.
9
Nuk janë të urtë veç të moshuarit e të drejtën s'e kuptojnë veç pleqtë.
10
Prandaj unë thashë: “Dëgjomëni! Dua edhe unë ta shpalos dijen time”.
11
Ja, i prita fjalët tuaja, mençurinë tuaj e dëgjova kur po kërkonit fjalët.
12
Jua vura mendjen, por ja, askush s'e mposhti Jobin, fjalëve të tij asnjëri s'iu përgjigj.
13
Edhe mos thoni: “Ja çfarë është e urtë: Perëndia ta mposhtë, e jo njeriu”.
14
Asnjë fjalë s'ma drejtoi mua e s'do t'i përgjigjem me fjalët tuaja.
15
U mposhtën e s'u përgjigjën më, u iku fjala nga goja.
16
Unë prita, por ata nuk folën, u ndalën e s'u përgjigjën më.
17
Por edhe unë, unë vetë do të them diçka, edhe unë do ta shpalos dijen time.
18
Dëng unë jam me fjalë e shpirti më shtyn nga brenda.
19
Përbrenda jam si vera që s'merr frymë e i pëlcet kacekët e rinj.
20
Duhet të flas e të shfrej, ta hap gojën e të gjegjem.
21
Nuk do t'i mbaj krah askujt, as do të lajkatoj njeri,
22
se lajkat nuk i njoh e do të më zhbënte bërësi im».
← Chapter 31
Chapter 33 →