bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 29
Job 29
albanian-2018
1
Jobi foli sërish e tha:
2
«Ah, sikur të më kthente në muajt e dikurshëm, në ditët kur më ruante Perëndia,
3
kur llamba e tij mbi kokën time feksej dhe ecja nëpër terr me dritën e tij!
4
Siç isha në ditët e mia më të mira, kur në tendën time me Perëndinë kuvendoja,
5
kur me mua ende ishte i gjithëpushtetshmi e djemtë e mi mua më rrethonin,
6
kur këmbët me qumësht i laja e bri meje vaj kullonte shkëmbi!
7
Kur dilja te porta e qytetit e në shesh stolin tim e vija,
8
zmbrapseshin të rinjtë sapo më shihnin e pleqtë më këmbë brofnin,
9
fisnikët e ndërprisnin fjalën dhe gojën mbanin me dorë.
10
Princave u ikte zëri e gjuha për qiellzë u kapej.
11
Më mburrte kush me veshë më dëgjonte, kush me sy më shihte për mua dëshmonte,
12
se i ndiha skamnorit rënkimtar e jetimit që askush s'i ndihte.
13
Bekimi i të gremisurit mbi mua zbriste e zemrës të së vesë ia ktheja galdimin.
14
Me drejtësi u ngjesha e ajo më veshi, për petk e për fes drejtësinë unë pata.
15
Unë qeshë sy për të verbrin e këmbë për të çalin,
16
atë unë qeshë për nevojtarin e mbrojtës për çështjen e të panjohurit.
17
Të ligjve ua thyeja nofullat e prej dhëmbëve ua hiqja prenë.
18
Thosha me vete: “Në çerdhen time do të jap shpirt e do t'i shumoj sa rëra ditët e mia.
19
Rrënja ime arrin në ujë, natën vesa degët m'i mbulon.
20
Lavdia ime është përherë e re, gjithnjë i ri në dorën time harku”.
21
Njerëzit më dëgjonin e heshtur këshillën time prisnin.
22
Kur flisja unë, askush nuk fliste më, se rigonte mbi ta fjala ime.
23
Mua më prisnin siç pritet shiu, me gojën hapur për shiun pranveror.
24
U qeshja e nuk më besonin, por fytyrën e çiltër dot nuk ma zymtonin.
25
U tregoja udhën e zija kryet e vendit, qëndroja si mbret me ushtarë rrethuar e si ngushëllues i të pikëlluarve».
← Chapter 28
Chapter 30 →