bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 28
Job 28
albanian-2018
1
«Po, argjendit i gjenden xehja, edhe arit shkritorja.
2
Hekuri prej dheut nxirret e bakri prej gurit del.
3
Njeriu e ndal errësirën e në çdo skaj rrëmon gurin e territ e të pisës.
4
Hapin hurdha larg vendbanimit, ku nuk shkel këmba e udhëtarit e, larg njerëzisë, pezull lëkunden.
5
Toka prej nga del buka përposh vlon si zjarr.
6
Te gurët e saj gjendet safiri dhe ari te pluhuri i saj.
7
Atë shteg s'e njeh as shpendi grabitqar, nuk e pikas as syri i skifterit,
8
nuk e rreh as egërsira krenare, nuk e përshkon dot as luani.
9
Njeriu ngre dorë kundër granitit, i përmbys malet që në rrënjë.
10
Nëpër shkëmbinj tunele hap e sytë e tij shquajnë çdo gjë të çmueshme.
11
Burimet e lumenjve bën zap e gjërat e fshehura në dritë i nxjerr.
12
Po urtia, prej nga mund të nxirret? Ku është vallë vendi i mençurisë?
13
Njerëzit asaj vlerën nuk ia njohin e nuk gjendet në dheun e të gjallëve.
14
Humnera thotë: “Nuk është tek unë”. E deti thotë: “Nuk është në mua”.
15
Nuk shkëmbehet dot me ar të kulluar, nuk peshon argjendi sa çmimi i saj.
16
Nuk blihet me ar Ofiri, me oniks apo me zafir të çmuar.
17
Nuk krahasohet me ar, as me qelq e nuk shkëmbehet me enë ari të kulluar.
18
As të mos përmenden koralet e kristalet, se më shumë se perlat vlen urtia.
19
Nuk matet me të topazi i Kushit e nuk paguhet, jo, me ar të kulluar.
20
Po urtia, prej nga mund të vijë? Ku është, vallë, vendi i mençurisë?
21
U përvodh nga sytë e tërë të gjallëve, edhe nga zogjtë e qiellit është fshehur.
22
Humnera e vdekja thonë: “Kemi dëgjuar të flitet për të”.
23
Por, Perëndia e njeh udhën e saj, ai e di ku ndodhet ajo.
24
Ai e sheh tokën skaj më skaj dhe gjithçka nën qiell shikon.
25
Kur i dha erës peshën, kur ujërat mati e peshoi,
26
kur shiut rregullin i caktoi e shtegun vetëtimës gjëmuese,
27
atëherë e pa dhe e kumtoi, e caktoi dhe e shqyrtoi
28
e i tha njerëzimit: “Ja, droja e Zotit, ajo është urtia. Shmangu nga e keqja e kjo është mençuria”».
← Chapter 27
Chapter 29 →