bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 30
Job 30
albanian-2018
1
«Por sot me mua tallen më të rinjtë se unë, etërit e tyre s'i vija as me qentë e grigjës.
2
Ç'më duhet fuqia e duarve të tyre? Vrullin ata e humbën.
3
Në skamje e uri, ndër djerrina dhëmbët kruajnë, ndër rrënojat e shkretimit.
4
Brejnë tagji e gjethe shkurresh, ngrohen me rrënjë gjineshtre.
5
Njerëzit i dëbojnë nga shoqëria e u bërtasin si të ishin kusarë.
6
Ata banojnë ndër shpate luginash, në shpella dheu e ndër shkëmbinj.
7
Ulërijnë nëpër shkurre e mblidhen nëpër hithra,
8
pjellë e marrëzisë e bij të askushit, nga toka të dëbuar.
9
Me këngë tani më tallin e përrallë për ta u bëra.
10
Neveriten prej meje, prej meje largohen e në fytyrë më pështyjnë pa ngurrim.
11
Perëndia ma shkrehu harkun e më këputi e ata nuk kanë më fre me mua.
12
Në të djathtë më ngrihet lukunia, këmbëve më bëjnë t'ua mbath e udhën e rrënimit ata më shtrojnë.
13
Rrugën ma presin, rrënimin më kurdisin e askush s'i ndal.
14
Vijnë si nga zgavra të gjera, prej rrënojash rrëshqanë dalin.
15
Tmerri u soll kundër meje, nderi porsi era më shtillet e si reja shkoi begatia ime.
16
E tani shpirti po më fishket, ditët e pikëllimit më kapluan.
17
Natën dhimbja kockat m'i ther e brejtja s'më lë të qetë.
18
Më kap me forcë për petkash, qafëzën e tunikës ma shtrëngon.
19
Në llucë më plandosi, pluhur e hi u bëra.
20
Unë të thërras ty, por ti nuk përgjigjesh, qëndroj para teje, por ti s'më përfill.
21
U bëre mizor me mua, me dorë të rreptë më përndjek.
22
Më ngre kaluar në erë e më përplas në stuhi.
23
E di se më çon drejt vdekjes, në shtëpinë që për tërë të gjallët u caktua.
24
A nuk shtrihet dora pas rrënimit, nëse lypet ndihmë në mjerim?
25
A nuk qava me ditëzinjtë? A nuk m'u dhimbs në shpirt skamnori?
26
Prisja të mirën e më zuri e liga, prisja dritën e më zuri terri.
27
Më ziejnë zorrët pa pushim e ditë pikëllimi më mësyjnë.
28
Endem i ngrysur e s'ka diell për mua, ngrihem në kuvend e thërras për ndihmë.
29
Vëlla me çakejtë u bëra e shok me zogat e strucit.
30
Zi m'u bë lëkura e po më rripet edhe vapa kockat po m'i djeg.
31
Për vajtim e kam lirën e fyellin për zë gjëmëtarësh».
← Chapter 29
Chapter 31 →