bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Job 27
Job 27
albanian-2018
1
Jobi mori sërish fjalën e tha:
2
«Pasha Perëndinë që ma hoqi të drejtën, pasha të gjithëpushtetshmin që ma helmoi shpirtin,
3
sa të kem frymë në mua e shpirt Perëndie në flegrat e mia,
4
buzët e mia ligësira nuk do të thonë e prej gjuhës sime nuk do të dalë mashtrim.
5
Larg qoftë t'ju jap të drejtë, e pa dhënë shpirt unë, vetes nuk ia mohoj drejtësinë.
6
Fort e mbaj drejtësinë time e nuk e lëshoj, s'më qorton zemra për asnjë nga ditët e mia.
7
I rëntë armikut tim fati i të paudhit, fati i keqbërësit kundërshtarit tim.
8
Çfarë shprese ka i pafeu kur këputet, kur Perëndia jetën ia merr?
9
A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur ai të ketë rënë ngushtë?
10
A do të kënaqet me të gjithëpushtetshmin? Do ta thërrasë Perëndinë kurdoherë?
11
Unë do t'ju mësoj si sillet Perëndia, nuk do t'jua fsheh ç'mendon i gjithëpushtetshmi.
12
Ja, të gjithë ju vetë e shihni e pse me kotësira kot po merreni?
13
Këtë fat merr njeriu i mbrapshtë nga Perëndia, këtë trashëgim mujshari nga i gjithëpushtetshmi:
14
në pastë shumë bij, mbi ta rëndon shpata e pinjojtë e tij me bukë nuk do të ngopen.
15
Të mbijetuarit do t'ia groposë murtaja, e të vejat nuk do t'i vajtojnë.
16
Nëse si dheun do ta mbledhë argjendin e si baltën petkat t'i gatitë,
17
t'i gatitë, por do t'i veshë i drejti e argjendin i pafajshmi do ta ndajë.
18
Të brishtë si merimanga e ndërtoi shtëpinë, si streha që ndërton rojtari.
19
Shtrihet i kamur, por më kot, hap sytë e s'gjen asgjë.
20
E zë tmerri, porsi uji vërshues, natën vorbulla e përpin.
21
E merr era e lindjes dhe merr fund, e shkul nga vendi i vet.
22
E vërvit pa mëshirë e ai nga dora përpiqet t'i ikë.
23
Duartrokasin kundër tij e nga vendi i tyre kundër tij fërshëllejnë».
← Chapter 26
Chapter 28 →